Momenti kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar kolegët e tij është kapur nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare.
32-vjeçari, shef i sigurisë në qendrën tregtare, hyri në magazinën ku ra zjarri dhe pasi shpëtoi 25 persona, u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën.
Sot, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, e ka shpallur Arjan Salën “Dëshmor të Atdheut”. Sala humbi jetën pak ditë më parë, në magazinat e qendrës tregtare Casa Italia, në përpjekje për të shpëtuar kolegët e tij.
Trupi i Salës mbeti i bllokuar për 3 ditë me radhë, pasi forcat zjarrfikëse nuk mund të ndërhynin.