Një motoçiklist ka humbur jetën teksa është goditur nga goma e një makine në lëvizje. Video tregon se si goma është shkëputur nga makina në lëvizje dhe ka goditur në kokë drejtuesin e motorit duke e lënë të vdekur në vend.
Kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga një motoçiklist tjetër që po lëvizte prapa viktimës, dhe që kishte të vendosur një kamerë në kaskë.
Incidenti ka ndodhur në një autostradë afër kryeqytetit të Brazilit.
Jorge Ademir që ka filmuar skenën e frikshme ka deklaruar se nuk kishte pasur kohë të reagojë, pasi gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.
Ai përfundoi në asfalt dhe unë mezi arrita të ndal motoçikletën. Në fillim nuk e kuptova se çfarë ndodhi, por më pas u binda se ishte rrota e makinës ajo që i’a mori jetën motoçiklsitit.
Jorge Ademir, personi që filmoi aksidentin e rëndë
Ende nuk dihet identiteti i viktimës 42 vjeç, ndërsa policia ka refuzuar të japë detaje të tjera për të.