Momenti i çmendur ku një djalë shkoi “të nderonte” lordin e drogës, Pablo Escobar, është bërë viral në rrjet.
Ky i ri, ka shkuar në varrin e kapos së drogës dhe është filmuar teksa është duke thithur pluhur të bardhë në varrin e tij në Itagui të Kolumbisë.
Video e publikuar nga vetë ai, e tregon atë teksa ulet në gjunjë, merr një kartëmonedhë dhe thith pluhurin e bardhë mbi pllakën e mermertë.
Ai e ka hequr ditën e nesërme videon nga Instagrami i tij, por ka qenë shumë vonë.