osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Momentet e tmerrshme të shoferes për të mbajtur në jetë 6-vjeçarin që përplasi

Momentet e tmerrshme të shoferes për të mbajtur në jetë 6-vjeçarin që përplasi

Një 35-vjeçare nga Tirana aksidentoi dje një fëmijë 6 vjeç, i cili, sipas hetimeve paraprake, dyshohet se i ka prerë rrugën teksa ishte futur me vrap për të kaluar në anën tjetër. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, rreth orës 17:10 në Divjakë.

Policia bëri të ditur se fëmija është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Benz”, me drejtuese M. Matarangasi, 35 vjeçe, banuese në Tiranë.

Sipas burimeve nga Policia, drejtuesja e mjetit ka qenë duke ecur në një rrugë të mbushur me qarkullim dhe sapo ka dalë nga trafiku i rënduar, ajo ka rritur shpejtësinë për të vijuar më tej rrugën më e lirë. Por në këtë çast, siç tregojnë burimet për Panorama, dyshohet që fëmija ka tentuar të kalojë më shpejtësi rrugën.

Pas përplasjes me këmbësorin e vogël, shoferja ka tentuar t’i vijë në ndihmë vogëlushit së bashku me shumë qytetarë të tjerë në vendngjarje, por çdo gjë ka qenë e kotë.

Djali i mitur, me inicialet A.A., nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, të cilat, sipas mjekëve, i kanë prekur organet jetësore, duke i dëmtuar rëndë ato. Vetë e reja ka lajmëruar Policinë, ku u ka bërë me dije aksidentin, ndërsa blutë, pasi kryen veprimet e para procedurale, e kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje për hetime të mëtejshme.

“Ishte vetëm një sekondë. Edhe pse frenova gozhdë, fëmija u fut para makinës. Makina nuk kisha shpejtësi shumë të lartë, por fëmija po. Ai hyri me vrap të pakontrolluar. U përpoqa, por nuk ia dola”, ka deponuar ajo.

E reja mësohet se ka rreth 7 vjet që drejton automjetin dhe në emrin e saj nuk ka pasur gjurmë të problemeve në drejtim. Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen në pak ditë, i shkaktuar nga një grua në timon, pas atij në Kodër Kamzë, ku humbën jetën një 29- vjeçar që ecte me biçikletë dhe një e mitur 7-vjeçare, ndërsa mbetën të plagosur nëna dhe motra e saj.

Momentet e tmerrshme të shoferes për të mbajtur në jetë 6-vjeçarin që përplasi