Moment prekës nga Katar 2022. Brazili fitoi 4-1 me Korenë e Jugut duke kaluar në fazën çerekfinale të Botërorit. Në fundin e ndeshjes, skuadra nga Amerika Latine ia ka dedikuar këtë sukes legjendës së futbollit, Pele, duke hapur një pankartë me foton dhe emrin e tij.
82-vjeçari qëndron i shtruar në spital në Sao Paolo prej një jave, teksa suksesi i Selecao është për të, pasi ai vetë lajmëroi se do e ndiqte ndeshjen e sotme. Deri më tani mësohet Pele ështe jashtë rrezikut për jetën.