Përfundojnë 5 ndeshjet e mbrëmjes me rezultate mjaft interesante. Spanja fiton minimalisht me Norvegjinë dhe siguron kualifikimin për në Euro 2024. Turqia dhe Rumania mposhtin me 4 gola Letoninë dhe Andorrën. Turqit, vetëm një ‘tragjedi’ u prish kualifikimin për në Gjermani teksa matematikisht i duhet 1 pikë, ose një humbje minimale me Uellsin në ndeshjen e rradhës.
Situata në Grupin E ku kryeson Shqipëria bëhet super e nxehtë. Moldavia ndal në barazim Poloninë në mes të Varshavës dhe në sfidën e rradhës do të japë maksimumin ndaj Shqipërisë për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit ndërsa Shqipëria matematikisht është e kualifikuar
Gjendja në grup është si më poshtë Shqipëria 13 pikë dy ndeshje për tu luajtur. Në vendin e dytë ekipi çek me 11 pikë 2 ndeshje për të luajtuar atë me Moldavinë në Ceki dhe të fundit me Poloninë në Varshavë. Në vëndin e tretë Polonia me 10 pikë e cila ka vetëm një ndeshje për të luajtur me Cekin dhe cfardo rezultati të marrë nuk e kalon kuotën e 13 pikëve, por me golavarazh negativ. Në të katrin Moldavia me 9 pikë që ka ndeshje me Shqipërin në Kishnau dhe një ndeshje me çekët në Pragë .
Ekipi që fiton këtë ndeshje mund të endërroi për kualifikim, barazimi i nxjerrë jashtë loje Moldavët.
Pra Shqipëria është e kualifikuar tani në vendin e dytë në grup me gjendjen e pikëve dhe çfarë do rezultati të prodhojnë ndeshjet e ardhshme.