Egjipti luan në një grup të vështirë në Botëror, teksa duelin e parë dpo ta luajë me Uruguajin, praktikisht ekipin më të vështirë të grupit. Egjiptianët shpresojnë të marrin fitoren, por favorite është skuadra amerikanojugore. në ankth në prag të duelit startues në këtë grup edhe sulmuesi Mohamed Salah, i cili do të duhet të presë përgjigjen brenda dy ditëve.
Kështu, mjeku i Përfaqësueses së Egjiptit, Mohamed Abou El-Ela, ka bërë të ditur se brenda 2 ditëve do të kuptohet nëse Mohamed Salah mund të luajë kundër Uruguait. “Gjithçka po shkon mirë. Nuk jam në gjendje të them nëse do të luajë kundër Uruguait, këtë besoj se do ta mësojmë pas dy ditësh. Unë duhet të them atë që shoh dhe Salah do të luajë vetëm kur të shërohet komplet”.
Kurse vetë sulmuesi Mohamed Salah tha: “Tani jam shumë më mirë, po stërvitem rregullisht dhe shpresoj të jem në 100% të formës që në ndeshjen e parë. Unë besoj se do të jem në fushë ndaj Uruguait, por gjithçka do të varet nga forma 24 orë para duelit”.
“Momenti i dëmtimit ka qenë më i vështiri në karrierën time, por tani ai është lënë pas dhe po mendoj për Botërorin. Ky është një moment historik për ne”, shtoi mes tjerash. Egjipti gjendet në Grupin A me Rusinë, Arabinë Saudite dhe Uruguain, ndaj kësaj të fundit e nisë aventurën në Kupën e Botës, do të përballen të premten nga ora 14:00. Të gjithë urojnë që Salah ta ketë kaluar dëmtimin e të jetë gati për duelin e madh midis Egjiptit dhe Uruguajit. /Pamfleti Sport