Ditën e djeshme në rubrikën ‘Trotuar’ tek ‘E Diell’ u trajtua tema e nxehtë: “A duhen legalizuar shtëpitë publike dhe prositucioni”? .
Moderatorja Dea Mishel rrëfeu një eksperiencë të sajën duke thënë se një zonjë e kishte pyetur nëse ushtronte prostitucion në zyrën e saj kur ishte e shoqëruar me shoqet.
“Mora një zyrë me qera për të ushtruar profesionin tim, arkitekte, dhe një ditë isha me shoqet e mia.
Vendosëm të porosisnim pica , dhe njëra nga shoqet zbriti poshtë për ta marrë te djali që po e sillte.
Të nesërmen një zonjë që jeton në atë pallat më pyeti hapur nëse unë ushtroja prostitucion. Kjo pyetje vjen pasi kjo gjë ndodh shpesh në disa lagje në mes të Tiranës”- tha Dea.