“Nëse nuk është bos, të mos më afrohet.” Kjo ishte deklarata e modeles Antonela Berisha, e cila trazoi rrjetin disa kohë më parë. Dhe me sa duket, ajo flet me fakte.
Kujtojmë se Antonela ka qenë pjesëmarrëse në reality show “Përputhen” në Top Channel dhe më pas në edicionin e parë të Big Brother Vip Albania.
Së fundmi, modelja deklaroi se i dashuri i ka dhuruar një apartament që kushton 300 mijë euro.
“Një dublex (apartament), i cili ka kushtuar 300 mijë euro”, tha ajo.
Ky pohim sigurisht ka shkaktuar shumë reagime në skenë, teksa aktori Olsi Bylyku pyet: “Ku i gjeni këta moj?”