Është kthyer në trend vjedhja e kompanive të sigurimit në Rusi, fale një teknikë të njohur si “crash-for-cash”.
Një grua vendos vullnerarisht të shtypet nga makina dhe gjesti i kthyer në fenomen vitet e fundit në Rusi nuk ka aspak të bëjë me vetvrasjen por me një teknikë të re mashtrimi.
Viktimat u dalin përpara makinave për të fituar një dëmshpërblim të majmë nga kompanitë e sigurimit, çka i ka detyruar shoferët në masë të vendosin kamera në mjetet e tyre.
Kjo video vjen nga qyteti i Kin, gati në dalje të Moskës dhe filmimi i kthyer në viral në rrjetet sociale ruse ka ndezur debate. Policia ndërkohë ka hapur një hetim mbi ngjarjen ./