Pas gjetjes së dy mjeteve të dyshimta në shtëpitë e ish presidentëve Bill Clinton dhe George Bush, një mjet tjetër i dyshimtë është gjetur në adresë të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas televizionit amerikan CNN, mjeti i dyshimtë është penguar.
Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate zyrtare ka dënuar sulmet ndaj familjeve Obama, Clintonëve, dhe figurave të tjera publike.
Për shkak të një pakoje të dyshimtë është duke u evakuuar edhe ndërtesa e CNN-it në New York.