osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mjeshtri i humorit të pashtershëm Roland Trebicka

Mjeshtri i humorit të pashtershëm Roland Trebicka

Fakti që u shua në vitin 2013 në moshën 66 vjeçare, kur kishte padyshim edhe shumë për të dhënë në skenë, është hidhërimi i vd ekjes së parakohshme.

Mirëpo, nuk ka shqiptar, nuk ka artëdashës e spektator të roleve të Roland Trebickës që në përvjetorin e 72 të ditëlindjes së tij të mos e shprehë respektin deri në adhurim. Për kryemjeshtrin e roleve në komedi që u bë I pavdekshëm. Roland Trebicka, arti I tij, jetojnë edhe në ato batutat e famshme që janë në kurorën e humorit shqiptar.

Lindi në Korçë në vitin 1947 dhe u largua nga kjo jetë më 6 mars të vitit 2013 si pasojë e një sëmundje të rëndë. Studioi në degën e dramës në shkollën e lartë ‘Aleksandër Moisiu’ dhe për herë të parë luajti në vitin 1961 rolin e Kostës në filmin ‘Debatik’.

Por ai që jetoi me mish e me shpirt personazhet e tij, kishte lindur për t’u bërë Emblema e komedisë. Prirja e jashtëzakonshme për humorin spontan I hapi në vitin 1970 dyert e Teatrit Kombëtar. Në 30 vite karierë luajti këtu mbi 100 role. Fillimisht nuk pati ndonjë sukses në rolet dramatike, por pas disa vitesh provoi ato komike. Në të cilat dolën në pah aftësitë e tij aktoriale. Figura brilante dhe e papërsëritshme e Jovan Bregut te komedia ‘ Pallati 176’ interpretuar në vitin 1986 fillimisht, e ngriti në nivelet më të larta aktoriale.

Kjo komedi numëron 500 shfaqje në 7 vite. Qindra trasmetime në TV dhe mijëra e mijëra kopje në videokaseta. Komedia që nuk u mërzitet asnjëherë shqiptarëve, ariti sukses të pa parë në sajë të interpretimit kryemjeshtëror të Roland Trebickës. Roli I Jovan Bregut e bëri figurën më popullore të skenës shqiptare. Artistin më të kërkuar nga regjisorët , pasi ariti me këtë rol rekorde shikueshmërie.

Mjeshtëria e Roland Trebickës u shpalos me po këtë rol te ‘Çmëndina’ e autorit Ilir Bezhani, interpretuar nga aktori I shquar në vitin 2001. Një vit më vonë luajti hijshëm rolin e burit te komedia ‘Një burrë me trëndafil’ të Dario Fo. Ka interpretuar edhe Nikollaq Jorganxhiun te ‘Karnavalet e Korçës’. Joneskun te ‘Mbreti po vdes’ Jakun te komedia ‘Kopraci’ e Molierit, Almoviva te ‘Berberi I Seviljes’.

Pa figurën dhe galerinë e roleve të Roland Trebickës, humori shqiptar nuk do të kishte Mbretin e tij. Kritika dhe kolegët e kanë vlerësuar Roland Trebickën me nota maksimale për humorin e jashtëzakonshëm. Si brenda edhe jashtë skenës, në rol dhe jashtë tij. Mjeshtër I farsës dhe groteskut, aktor me një lojë plot fantazi të shfrenuar dhe improvizuese. Por, si të gjithë gjigandët, kampion I disiplinës dhe përvojës në punë.

Roland Trebicka mbahet mend edhe për interpretime në filmat ‘Ëndërr për një karrige’ ‘Koncert në vitin 1936 apo edhe realuzimet televizive jo shumë të largëta në kohë si ‘Po vjen ai’ rolin e deputetit te ‘Dua një gënjeshtar’ etj. Nga viti 1991 mban titullin Artist I Popullit, por më shumë se kushdo mund të meritonte titullin e lartë ‘Nder I Kombit’ artisti I papërsëritshëm I humorit të pashtershëm shqiptar Roland Trebicka./Korcareport.com/