Mjeku i njohur Tritan Kalo teksa ka nisur punën mengjesin e sotëm ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë qytetarët.
Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale së bashku me mjekë dhe infermierë nga Infektivi dhe thotë se numri i të shtruarve vërtet ka rënë kohët e fundit, fatmirësisht edhe humbjet e jetëve, por kërkon ende kujdes maksimal për zbatimin e masave.
Gjithashtu mjeku u bën thirrje qytetarëve që kur të vijë rasti për tu vaksinuiar të mos e humbasin dhe të marrin dozën që të jenë më të sigurt.
“Kohë kovidiane…. 11.04.2021…. Dita e punës fillon herët në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT/Covid-1….
Turni i parë është aty duke u përkujdesur me dashuri e profesionalizëm, për të së prekurit nga forma të rënda të infeksionit Sars-Cov2/Covid-19…
Mosha e të shtruarve varion nga 31-72 vjeç, me ose pa sëmundje bashkëshoqëruese…
Numuri i të shtruarve vërtet ka rënë kohët e fundit, fatmirësisht edhe humbjet e jetëve të të prekurve nga kjo “flamë mbarëbotërore”, por kemi ende udhë për të bërë deri sa njëzëri të thërrasim FITORE!!!…
Në ndërkohë miq, të afërm, kolegë e bashkëkombas mos e nënvlerësoni efektshmërinë e trinomit të masave: MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizik kur dhe ku është e mundëshme), si dhe mundësinë e të Vaksinuarit me rastin më të parë që ju ofrohet…
T’i mundësojmë vetes një jetë me sa më pak rrezikshmëri nga virusi jetëlëndues e jetëmarës i Sars-Cov2/Covid-19…
Përkushtimi, Puna, Profesionalizmi dhe Përkujdesja e jonë ndaj jush KURRË nuk do të mungojë…Together forever” shkruan Kalo në postimin e tij.