Vetëm pak kohë pas vdekjes së Slavço Petrovit, një pacient i cili kurohej prej tij, “mjeku popullor” serb ka rrëmbyer sërish vëmendjen e mediave vendase. Ai ka komentuar marëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve përmes një video ku shfaqet duke puthur flamurin shqiptar.
Ndër të tjera Miroljub Petrović thotë se njësoj si ai, edhe Gjergj Kastriot Skëndërbeu ishte njëhkohësisht edhe shqitar dhe serb.
“Emri shqiptar dhe serb janë e njëjta gjë, ne jemi vëllezër. Edhe ne ashtu si shqiptarët jemi pasardhës të ilirëve. Nëse do e dinim historinë, do ta kishim të qartë se termi serb dhe shqiptar kanë të njëjtin kuptim, sepse ilirët janë fise semite ose serbe: Në Indi semite u quajtën Sarmim, prandaj serbët dhe shqiptarët janë sinonime të njëri-tjetrit. Gjergj Kastriot Skëndërbeu e dinte këtë”
Ai vijon më tej duke folur edhe për flamurin kuq e zi që mban në dhomën e tij:
“Ky flamur që unë mbaj në dhomën time është flamuri i heroit tonë të famshëm. Ku ta shihni këtë flamur mos e shihni si një flamur të armikut. Unë e dua dhe e puth atë”