osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mjeku Ilir Alimehmeti zbulon të dhënat e fundit mbi mutacionin që ka pësuar Covid-19: Virusi është bërë më i transmetueshëm por ..

Mjeku Ilir Alimehmeti zbulon të dhënat e fundit mbi mutacionin që ka pësuar Covid-19: Virusi është bërë më i transmetueshëm por ..

Mjeku Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetet sociale ka folur mbi të dhënat e fundit sa i takon mutacionit që ka pësuar Covid-19. Teksa të gjithë e dinë se për momentin po qarkullon forma e re e koronavirusit G614, i cili është bërë më i transmetueshëm, Alimehmeti ka publikuar një studim të fundit.

Sipas këtij studimi virusi ka pësuar mutacion dhe po shkakton më pak vdekje. “Të gjithë ne, pavarësisht nga profesioni dhe edukimi, kemi dëgjuar gjatë javëve të kaluara se virusi ka pësuar një mutacion të ri (forma G614), i cili e bën më të transmetueshëm atë. Që më datë 27 maj filluan raportimet për fenomenin e homoplazisë që po ndodhnin në këtë virus dhe që do të çonin drejt “zbutjes së tij” dhe “përshtatjes bartës-virus”. Forma G614 ishte e qartë që transmetohet më gjerë dhe është përgjegjës për shumicën dërrmuese të rasteve në nivel botëror, por shumë u çoroditën nga vdekjet (e shprehura në shifra absolute) që po shtoheshin.

Në fakt ky shtim ndodhi kryesisht nga dy faktorë: numri më i lartë i të infektuarve (në fakt numri relativ i vdekjeve ka rënë, OBSH tani deklaron se IFR = 0.6%) dhe nga heqja e masave shtypëse në shumicën e shteteve. Por vetë virusi po shkakton më pak klinikë dhe vdekje dhe kjo vërehet edhe nga ky studim elitar i publikuar pak ditë më parë”, ka sqaruar Alimehmeti. Më tej i thekson se në artikullin që ai citon, tregohet se struktura e proteinës të SARS-CoV-2 tashmë ka një konformacion më të hapur.

Sipas Alimehmetit, ky konformacion më i hapur e bën variantin G614, më të aftë për t’u lidhur me receptorët ACE2, pra ka më shumë raste infektimesh, por më të ndjeshëm ndaj efektit të antitrupat. “Në këtë artikull tepër teknik, të cilin këshilloj ta lexojnë virologët dhe kërkuesit shkencorë, tregohet se struktura e proteinës “spike” të SARS-CoV-2 tashmë ka një konformacion “më të zbuluar” ose “të hapur”.

Pra, domeni i lidhjes me receptorin ka dalë më në sipërfaqe. Ky konformacion më i hapur e bën variantin G614: më të aftë për t’u lidhur me receptorët ACE2, pra ka më shumë raste infektimesh, por më të ndjeshëm ndaj efektit të antitrupat, që mund ta neutralizojnë atë duke ulur klinikën dhe vdekshmërinë. Këto karakteristika shkojnë pikërisht në drejtim të fenomenit të homoplazisë, pra të “përshtatjes bartës-virus””, ka shkruar ai.