Mjeku i QSUT, Renato Osmenaj i njohur për kritikat e tij të vazhdueshme ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik për menaxhimin e situatës së koronavirusit në vend ka hedhur sot akuzat e radhës.
Osmenaj ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihen pampersa dhuratë për të infektuarit më COVID-19, teksas thekson se qeveria nuk ka marrë masa ndaj përhapjes së virusit.
“Falë mosmarrjes së masave nga qeveria, siguruam pak pampers për të sëmurët nga donacioni i një mikut tim të mirë! Flm Ç!”, shkruan ai në përshkrimin e fotos:
Osmenaj, me profesion imazherist, pjesë e personelit të Spitalit Infektiv ku po trajtohen dhjetëra pacientë të infektuar me Covid 19 vazhdimisht ka kontestuar disa nga rregullat e vendosura apo mënyrën se si udhëzohet masa për të shmangur prekjen nga virusi i shekullit.