Mjeku Neritan Kurteshi, i cili zhvilloi një bashkëbisedim me mjekë të tjerë dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha është prej thuajse një viti pa punë dhe hedh akuza se janë futur në administrimin e spitaleve persona që nuk kanë mbaruar mjekësi.
“Unë sot jam pa punë sepse “like share”, ministrja e shëndetësisë më ka lënë pa punë. Kjo është vetëm mungesë organizimi.
Do them disa gjëra që të gjithë i dinë. Sot ka operatorë rajonalë Tirana, është një VKM absurd, gjëja e parë që duhet të shfuqizoni është kjo.
Sot drejtori i shëndetit publik të qarqeve Tiranë, Durrës, Dibër është një jurist sepse përkthimi i VKM është: “Për drejtorë operatorë konkurron jurist, ekonomist dhe në fund mjek”. Jemi të gjithë mjekë këtu, të gjithë kolegë.
Sot drejtori i Tiranës, e di çfarë është, ka mbaruar part time në një spital privat për shkenca politike dhe drejton shëndetësinë e Tiranës.
Kam qenë i majtë, sot jam pa punë dhe drejton ajo. Po të vazhdoj më tutje ministri dhe ministria që është një skandal i vërtetë se ka 4 zëvendës ministra dhe një zëvendës ministre dhe ajo që është, është kliniciste.
Nuk ka ndonjë gjë por se njeh shëndetin publik. Prandaj është kjo që thoni ju, se nuk e njohin këtë, janë të gjithë të paaftë. Ka vetëm “like, share”.
Kam një vit pa punë dhe mjeku i familjes është kryesore. Spitalet rajonale duhet të hapen urgjent, ka mundësi për ta kuruar sëmundjen dhe nuk ke përse e ngarkon Tiranën”, tha Kurteshi.