Pas lajmit të vdekjes së 21-vjeçares nga Covid-19, ka reaguar motra e saj, e cila sqaron se Amantia nuk ka ndërruar jetë nga koronavirusi, dhe se atë mund ta ketë marrë në kohën që u shtrua në spital.
Në një rrëfim, motra e Amantia Çarçiut thotë se ajo vuante prej kohësh nga mbipesha dhe ankohej se kishte probleme me frymëmarrjen, mpirje të buzëve, krahut dhe gishtave. Edhe pas vizitave mjekësore, këshilla e parë që ajo kishte marrë kishte qenë pikërisht rënia e menjëhershme nga pesha.
Sipas saj, ajo kishte pasur probleme me bajamet për katër ditë me radhë dhe temperatura i ishte rritur në mënyrë të ndjeshme.
Rrëfimi i motrës për JOQ
Pershendetje. Jam motra e Amantia Çarçiut, dua tju them tgjith botes qe motra ime nk iku nga virusi. Amantia ankohej prej kohesh per frymemarrjen e renduar, mpirje buze, mpirje te mollzave te gishtave, mpirje krahu. E kemi vizituar dhe i kane thene per renie imediate ne peshe dhe ne po organizonim vizitat e rradhes per problemin e Amantias. Motra ime 4 dite ka qen me bajame te qelbezuara por jo me temperatur te theksuar.
Eshtë kuruar ne shtepi per keto. Ne daten 7 korrik ne dark motra ime u ankua prej frymemarrjes dhe mpirjes se buzes gjithashtu dhe iu rrit temperatura menjehere. Lajmerova ambulancen qe erdhen e moren pas gati 1 ore se nk kishin veshjen e pershtatshme per tna ardhur ne shtepi. Motra ime ka zbritur vet me kembet e saja per tek ambulanca. Ishte koshiente por ndiente mpirje.
Amantias iu be tamponi, skaneri, e plot analiza te tjera dhe ne familjarve nuk na u tha kurr asnje rezultat Na thoshin vetem qe esht heret per te folur se Amantia ka probleme te tjera. Kemi folur me motren gjat gjith kohes. Me bejn shum analiza na thoshte. Dime qe jan kujdesur shuuuum per Amantian se mernim informacion dhe gjithashtu na thoshte dhe vete. Amantia nuk ka ndenjur ne intubim gjat…as 24 ore jo!
Theksoj qe ne familjareve nuk na eshte ber tamponi, e theksoj nuk na eshte berë tamponi. Asnje nuk ka asnje simptom Amantia e ka marrë virusin ne spital. Amantia eshte ndare nga jeta ne date 14 korrik, jo ne 15.
Ne familjareve na eshte dhen lajmi ne date 15 ne mengjes Ne skeden e vdekjes shkruhet data 14. Motres time mbase i erdhi caktimi i zotit e ju mblodhen te gjitha, por nuk iku me korona ne spital ..jam e sigurt per kete. Nuk kemi asnje simptom. As shoqeria jone..as te afermit. MOTRES TIME NUK I MUNGOI KUJDESI NE SPITAL SEPSE E DIME.
U moren serjozisht me Amantian, por ishte fati i tille…Unë kam pengje te tjera, qe do ti ndjek deri ne fund. Kam shum boshlleqe per te plotsuar per kete situat. AMANTIA ISHTE E PASTER SI KRISTALI! U detyrova te shkruaj t’i qetësoj sado pak shpirtin motres.