Çdo humbje jetë është e trishtë… për nënën, babain dhe familjarët, ndaj është shumë e rendësishme që gjykimet të bëhen në qetësi të plotë, nga ekspertët dhe bazuar vetëm mbi faktet. E tillë është dhe rasti i ndodhur sot, në Bulqizë, ai i gruas 5 muajshe shtatzënë me trinjak.
Por përpara se të arrijmë në gjykime personale, duhet të dimë për të gjitha përpjekjet e bëra për rastin në fjalë, vlerësuar sipas mjekëve specialist për t’i shpëtuar jetën nënës së re, që rrezikohej nga lindja e parakohëshme e trinjakëve 24 javësh me peshë 500 gr, që sipas bluzave të bardha, konsiderohet si e papajtushme për jetën.
Nëna e re me inicialet E.R, sipas dëshmive të para nga të afërmit, ka qenë duke kryer punë bujqësie të rëndë, deri kur i kanë nisur komplikacionet dhe është nisur për në spital. Ajo jetonte në një zonë të largët dhe me një terren të vështirë, në Ostren të Dibrës. Burimet e spitalit njoftuan se nëna është paraqitur në gjendje të rënduar shëndetësore.
Rrugëtimi i saj ka zgjatur disa orë dhe transporti është bërë me kalë, në një terren të vështirë dhe të komplikuar për rastin në fjalë. Pas mbërritjes në spitalin e Bulqizës, nëna e re është asistuar për lindjen e trenjakëve me moshë barre të parakohëshme 24 javëshe dhe pesha e foshnjeve 500 gr.
31-vjeçarja është asistuar për lindjen e fëmijës së parë nga mjeku i përgjithshëm Fatos Hoxha dhe dy mami të maternitetit të Bulqizës. Por në këtë rast të komplikuar, bluzat e bardha që ofruan ndihmën e parë dhe asistuan në lindjen kërkuan ndërhyrjen e mjekëve specialistë të spitalit universitar, maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
Nga sistemi i patronazhimit dhe reagimit në kohë të Qendrës së Urgjencës Kombëtare, u nis ekipi i mjekëve nga ky institucion. Ekipi i bluzeve të bardha mbërriti 20 minuta pas telefonatës së kryer nga spitali i Bulqizës.
Në një situatë të tillë, lindja e parakohëshme më një peshë tejet të vogël të trenjakëve, atë që në termin ekspertëve njihet si e papapajtueshme me jetën, është bërë ndërhyrja e menjëhershme për të shpëtuar nënën e re, e cila ishte në rrezik për jetën.
Mejkët ia dolën të shpëtojnë nënën, por fatkeqësisht ishte e pamundur të shpëtonin trinjakët. Ky do të ishte një rast i komplikuar edhe në Tiranë, ku infrastruktura nuk mungon. Një rast i tillë, ku padyshim është tronditëse për nënën dhe familjen e saj, çdo argument pa analizën dhe ekpertizën e mjëkeve, do të ishte një dhimbje e dyfishtë./Ekskluzive.al