Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të vijë në Shqipëri. Burime për “Newsbomb.al” tregojnë që kryeministri grek ka vendosur të vijë në Himarë, më datën 31 maj.
Në një kohë kur e gjithë Greqia dhe Diaspora po flasin për takimin e Edi Ramës në Athinë, Mitsotakis me sa duket ka vendosur të kthejë “reston”. Të njëjtat burime tregojnë se i pari i qeverisë greke e ka përcaktuar në agjendë takimin e tij në Himarë në fund të këtij muaji.
Vizita në Himarë vjen teksa Mitostakis ka vendosur në listën e partisë “Demokracia e re”, kandidat për eurodeputet, Fredi Belerin, i cili prej një viti ndodhet në qeli.
Në vijim priten detaje të reja rreth takimit në Himarë, qyteti që “vlon” pasi Fredi Beleri është dënuar me 2 vite burg për ‘korrupsion në zgjedhje’.