osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Misteri / Si përfundoi vila e Ilir Metës në duart e Baton Haxhiut, dyshimet për pastrim parash. A rrezikon prangat analisti si Likja?

Misteri / Si përfundoi vila e Ilir Metës në duart e Baton Haxhiut, dyshimet për pastrim parash. A rrezikon prangat analisti si Likja?

Në vitin 2003, Ilir Meta ka blerë një vilë në Golem me vlerë 60 mijë USD. Sipas deklaratës së parë të pasurisë së Ilir Metës, vila kishte edhe një lulishte 327 m2.

Për të mbuluar vlerën e vilës, Ilir Meta thotë se ka marrë në atë kohë një kredi te Banka Italo-Shqiptare.

Në vitin 2006, pra tre vite më vonë, Ilir Meta e shet vilën në Golem për 300 mijë euro te një biznesmen i njohur.

Kjo vilë ka përfunduar në pronësi të analistit Baton Haxhiu. Mbetet mister se si vila ka kaluar në emrin e analistit, i paguar me 17 mijë euro rrogë mujore nga një oligark, i paguar nga inceneratorët, i lakuar si sekser i punëve të pista të politikanëve shqiptarë si dhe si spiun u UDB.

Ka dyshime të forta se Ilir Meta e ka shitur fiktivisht vilën në 2006, duke pastruar 300 mijë euro dhe se ka përdorur të besuarin e tij, Baton Haxhiun, për mbulimin e kësaj pasurie, ashtu siç dyshohet se Meta ka kamufluar një pasuri me vlerë qindra milionë euro në rrethin e një grupi biznesmenësh.

Prapaskena ka bërë një verifikim të pasurive në emrin e Baton Haxhiut. Nga verifikimi në regjistra hipotekorë rezulton se analisti Baton Haxhiu është pronar i një vile në Qerret. Vila rrethohet nga një sipërfaqe trualli 1446 m2. Bëhet fjalë për një pasuri me vlerë qindra mijëra euro, por që Baton Haxhiu e ka deklaruar 80 mijë euro në vitin 2021.

Baton Haxhi ka në pronësi edhe disa sipërfaqe toke në Golem.

Gjithsesi, vila e Ilir Metës, të cilën e shiti në 2006 për 300 mijë euro, nuk figuron në emrin e Baton Haxhiut.

Ka dy versione. Ose Baton Haxhiu e ka regjistruar vilën në emrin e ndonjë të afërmin ose analisti e ka shitur vilën e Ilir Metës.

Prapaskena mëson se pikërisht dalje në dokumente i emrit të Baton Haxhiut në lëvizjet e Ilir Metës për kamuflimin e pasurive të dyshuara si produkt i aferave korruptive, është arsyeja se pse Baton Haxhiu u paraqit në SPAK disa ditë më parë.

Analisti është marrë në pyetje nga hetuesit e BKH-së në kuadër të hetimit pasuror për Ilir Metën.

Baton Haxhiu gënjeu gazetarët teksa tha se kishte shkuar në SPAK për të intervistuar një hetues të BKH, një alibi sa interesnate aq edhe fyese.

Gënjeshtra e analistit pritet të konfirmohet në javët ose muajt në vijim kur të ekspozohet dosje hetimore për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Deri atëherë do të marrë përgjigje edhe pyetja nëse SPAK do të ndërtojë një akuzë penale për analistin Baton Haxhiu për pastrim parash.

Përpos dyshimeve për pastrim parash, Baton Haxhiun dhe Ilir Metën i bashkojnë edhe akuza për spiunazh. Analisti akuzohet si spiun i UDB, ndërsa për Ilir Metën, ditët e fundit, në media janë publikuar dokumente që konfimojnë se Ilir Meta është paguar me 50 lekë nga ish Sigurimi i Shtetit për të spiunuar shokët.