Pse po zhduken lajmet mbi biznesmenin Emiljano Dusha dhe MSSC ? Kush është dora sekrete që ka marrë median në kontroll? Çfarë po ndodh në treg?
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një tender gati 30 miliardë lekë pak muaj më parë te një kompani private, por çuditërisht online nuk gjen asnjë të dhënë mbi këtë tender apo mbi kompaninë fituese.
Ministria e Mbrojtjes e ka cilësuar këtë tender “sekret” për shkak të natyrës së tij, që parashikon pajisjen me armë të ushtrisë shqiptare, ç’ka është e kuptueshme, ndërkohë që kur kërkon online mbi kompaninë fituese dhe të shkuarën e saj nuk gjen thuajse asgjë.
Në fakt, nuk është se nuk ka materiale, por kur përpiqesh të klikosh, të dalin lajme të fshira duke rritur dyshimin mbi çfarë po ndodh.
Bëhet fjalë për kompaninë MSSC (Military System Comply Company) të biznesmenit Emiljano Dusha , emri I të cilit lidhet edhe me disa akuza gjatë viteve të mëparshme për lidhje të forta me qeverinë aktuale dhe rrahjen e një gazetari, si Mero Baze kur ai ishte në opozitë disa vite më parë.
Për shkak të shumës së madhe të tenderit, kjo procedurë renditet në 20 tenderët më të mëdha të kohëve të fundit duke tërhequr vemendjen për shumën, por ajo që të bën më shumë kurioz është një llojë misteri që shoqëron procedurën.
Lajmi zhdukur nga Dosja
Kompania MSSC e biznesmenit Emiljano Dusha ka marrë deri më tani më shumë se 29 miliard lekë të vjetra nga taksat e shqiptarëve, përmes një tenderi sekret.
Mbajtja sekret e këtij tenderi është e pranueshme për shkak të natyrës së tij, por ajo që shkakton dyshime të mëdha është emri i pronarit të kompanisë që ka lidhje të forta me qeverinë aktuale duke rritur dyshimet për një raferë në këtë mes.
Lajmi i zhdukur nga nje tjeter media
Gazeta Albania zbuloi këtë fenoment teksa kërkonte mbi pagesat e thesarit të shtetit si edhe tenderët më të mëdhenj të jkohëve të fundit, por pas verifikimeve pamë që të gjitha lajmet mbi biznesmenin Emiljano Dusha dhe kompaninë e tij MSSC (Military System Comply Company) janë fshirë nga të gjitha portalet online, madje edhe media prestigjioze si Balkanweb apo Panorama.
Lajm i zhdukur nga Gazeta Korrieri
Edhe pse kontaktuam disa redaksi, Gazeta Albania nuk arriti të zbulojë shkakun e fshirjes së këtyre lajmeve, nëse ishte presioni apo joshja financiare, megjithatë mund të themi se është një ngjarje e çuditshme për aq kohë sa askush nuk reagon.
Pavarësisht kësaj, ne arritëm të gjënim disa detaje në lidhje me kompaninë dhe biznesmenin Emiljano Dusha, i cili duket të jetë i besuari i qeverisë aktuale për shkak edhe se ka rrahur gazetarin Mero Baze në emër të së majtës, ka blerë vota në emër të saj në zgjedhjet e 2021 , por edhe se ka blerë gazin lotsjellës me të cilin u mposhtën protestat e opozitës gjatë vitit 2020.
Lajm i zhdukur nga portali Dua Lajme
Gazeta Albania do të vijojë të raportojë për situata të tilla të çuditshme ku lajmet zhduken çuditërisht brenda sekondit pavarësisht se bartin akuza të forta në to.
Në vijim do të ndjekim ecurinë dhe zbatimin e kontratave si edhe mënyrën e zbatimit të tyre.
Transparenca është ajo që nevojitet më shumë në Shqipëri pavarërisht nëse je biznesmen i qeverisë apo i panjohur në një kohë kur bëhet fjalë për gati 30 miliardë lekë që merren nga taksat e shqiptarëve dhe i paguhen një biznesmeni me plotë pikëpyetje si Emiljano Dusha. -GazetAlbania