osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Misteret e vendndodhjes së Adriatik Llallës: a është ish-kryeprokurori një “dëshmitar i drejtësisë?

Misteret e vendndodhjes së Adriatik Llallës: a është ish-kryeprokurori një “dëshmitar i drejtësisë?

Në kulmin e një përplasjeje politike, disa zhvillime të çuditshme kanë ndodhur në atmosferën me videopërgjime dhe dëshmitarë që mbajnë emra ekuacionesh.

Më i bujshëm që ka ndodhur, ndonëse i mbetur paksa në hije nga “bashkëpunëtori x” i PD-së, ka të bëjë më ish-kryeprokurorin Adriatik llalla.

Ai është thirrur nga Komisioni i Vettingut për të treguar përse ai iu shmang procesit të verifikimit. Llalla jo vetëm që nuk ishte prezent, por edhe avokati i tij nuk ishte në dijeni se ç’ka ndodhur me klientin.

Sokol Hazizaj, madje nuk e ka takuar ende deri më sot ish-kryeprokurorin dhe të drejtën për ta përfaqësuar e ka marrë në distancë nëpërmjet prokurave që i tërheq në zyra noterie.

E gjithë kjo situatë teatri absurd ka shtuar spekulimet mbi fatin fizik të ish-kreut të akuzës, rreth së cilit është ngritur një mal me dyshime.

Ku ndodhet Adriatik Llalla? Është në Shqipëri apo apo jashtë saj? Asnjë qëndrim nuk ka deri tani nga ana e organeve ligjzbatuese që kanë informacionet e duhura.

Llalla, prej një viti largoi familjen në Gjermani, si pjesë e një marrëveshjeje, pasi deklaroi se është i kërcënuar me jetë nga krimi i organizuar. Ky hetim i nisur prej një viti nuk u bë kurrë.

Pra Llalla familjen e ka jashtë vendit. E tashmë që ai nuk është më kryeprokuror, cili është statusi i familjes së tij?

Disa qarqe politike kanë bërë të ditur se ai ka arritur një marrëveshje me një vend të BE-së, që të bëhet i penduar i drejtësisë dhe të flasë çdo gjë që ai di, fakte që rrezikojnë seriozisht jetën e tij.

Të jetë e vërtetë?

Pas këtyre spekulimeve ra në sy një kërcënim nominal i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit ndaj Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku dhe asaj të Krimeve të Rënda të sapoemëruar, Donika Prela.

Pse Kryemadhi gojëçapraze sulmoi Prelën? Çfarë pune politikisht i prish kjo e dyta gruas në krye të LSI-së dhe pse i dërgoi një mesazh që “populli të marrë në dorë drejtësinë”.

Nga ana tjetër, përse Llalla nuk kontakton me avokatin e tij? Madje edhe sot që po flasim, ende Sokol Hazizaj nuk ka marrë prokurën e re të përfaqësimit të klientit të tij VIP? Kush ja sugjeroi ish-zv.ministrit që të mbrojë ish-Kryeprokurorin e Republikës?

Hazizaj sot nuk ka lidhje direkte politike; ai është larg lojrave politike, por si avokat privat i një klienti me peshë si Llalla vetëm mirë i bën atij edhe sikur të mos marrë asnjë lek si shpërblim, pasi i rrit famën në treg.

Por deri tani Hazizaj ka qenë i pafuqishëm për të mbrojtur me mundësi të plota Llallën. Madje edhe në panelet ku është ftuar, Hazizaj thotë “për sa më është ngarkuar ta përfaqësoj”.

Ta krahasosh për shembull me Maks Haxhinë që mbron Saimir Tahirin, diferenca është e madhe. Haxhiaj merr pjesë në proces së bashku me klientin e tij, flet në televizione duke qenë në dijeni të të gjitha informacioneve mbi të e replikon me gazetarët. Ndërsa Sokol Hazizaj ka mangësi të madhe në këtë aspekt.

Madje në seancën e fundit të Komisionit të Vettingut për Llallën, njeriu më i painformuar në atë proces ishte vetë avokati që ka marrë përsipër ta mbrojë.

Çfarë loje po luhet realisht? Që duket se është lojë e madhe nuk do shumë mend, por ende nuk është sqaruar se pse Llalla po tregohet kaq i barazlarguar jo vetëm me avokatin por edhe me “protektorët” e tij politikë që e mbrojtën fort kur duhej të zgjidhej Arta Marku.

Kjo është enigma që po ushqen teoritë e konspiracionit. Dhe ndoshta ky trazim i madh i politikës, sidomos krahut opozitar, e ku me gojëshqyerit në deklarime e qëndrime janë ata të LSI-së, lidhet dhe me vendndodhjen e Llallës, jo si fizik por si mision. /tesheshi.com/