osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Misioni i PD ka mbaruar

Misioni i PD ka mbaruar

Partia Demokratike po vuan sot pasojat dramatike të drejtimit të gabuar që e ka larguar atë prej misionit e traditës duke e shndërruar në një forcë të pafuqishme, të vjetruar dhe që nuk frymëzon askënd në Shqipëri. Lideri historik i saj është cilësuar nga bashkëpunëtorët e hershëm të tij si një njeri i pa ekuilibër, që ka shkatërruar historinë.

PD ka mbetur peng i ish komunistit Berisha, i cili si ekzemplar i dhunës nuk ka lejuar demokracinë duke e uzurpuar dhe shpërfytyruar. PD, në kuptimin e plotë të fjalës si forcë politike progresive nuk ekziston më.

Kjo është marrëzia më e madhe e këtyre 28 vjetëve gjoja demokraci. Në demokraci, pushteti merret me votën e popullit dhe me asnjë mjet tjetër, kurse Berisha donte ta merrte pushtetin duke organizuar grushte shteti, kurse Basha paralajmëron marrjen e pushtetit me anë të revolucionit, si ai Francez. Në një postim tjetër ai shprehet: “Ne do ti bëjmë thirrje popullit që të vendosë fatet e veta.

Berisha në krye të demokratëve për të marrë pushtetin i vuri tri herë flakën Shqipërisë, njëlloj si Neroni Romës. Kurse sot kërkojnë ta marrin pushtetin me anë të shpifjeve e denigrimeve të qeverisë së ligjshme të shqiptarëve, duke e cilësuar atë si qeveri të lidhur me krimin, apo Narkoqeveri. Çdo ditë Berisha e Basha u bëjnë thirrje shqiptarëve të ngrihen në revolta popullore dhe mosbindje civile që të ballafaqohen me këtë qeveri të “Noriegës” derisa atë ta “fshijnë” nga faqja e dheut.

Nuk e di përse Berisha dhe Basha e kanë harruar 23 qershorin e vitit 2013, kur shqiptarët si asnjëherë tjetër u bashkuan dhe i larguan nga pushteti, pasi ishin bërë të padurueshëm. Ish ambasadori amerikan Arvizu theksonte: “Rrëzimi i Berishës me 23 qershor 2013 nuk ishte një rrotacion i zakonshëm pushteti po një kthesë historike…”. Për këtë deklaratë u ngrit tërë e djathta, duke e sulmuar si një njeri i vockël dhe i kohës së komunizmit dhe jo përfaqësues i një shteti të madh siç është Amerika.

Nëse u kujtohet, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 2013, Berisha bëri rreth 100 premtime që do të realizonte për katër vjet. Një nga premtimet ishte: “Ndërtoni ku të doni se qeveria ime do t’ua legalizojë”. Edhe Basha në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit bëri shumë premtime si: Unë do të jem kryeministri më i mirë, do të mbroj fermerët shqiptarë duke ndaluar depërtimin e mallrave të vendeve të tjera që konkurojnë prodhimet e vendit.

Kjo është gafë për një udhëheqës sepse konkurenca në kapitalizëm është burim zhvillimi. Po ashtu, ai ka deklaruar se sa të vijë në pushtet do të zhdukë krimin. Edhe ky premtim është utopi, pasi edhe vendet më të zhvilluara nuk kanë arritur ta zhdukin krimin.

Lëvizja e lirë e nxitur nga Berisha që t’u merrte votat, mbi 110 mijë familje lanë fshatin dhe u vendosën në rrethinat e Tiranës duke zënë toka, rrugë, kanale kulluese e vaditëse, duke ndërtuar shtëpi banimi pranë trotuareve pa asnjë planimetri, pa patur parasysh urbanizimin e qyteteve. Kjo ka ndodhur me banorët e Unazës së re, të Paskuqanit, Shkozës etj., që banesat e tyre do të prishen pasi do të ndërtohet autostrada me parametra më të mira ndërkombëtare, e cila do të jetë e mbyllur dhe me mbikalime e nën kalime që do t’u shërbejë banorëve të këtyre zonave. Ata që preken nga ky projekt në Unazën e Re janë vetëm 172 subjekte.

Banorët që preken nga projekti mbështeten nga PD dhe drejtuesit e saj. Lind pyetja, cilin nga projektet e qeverisë së majtë e ka mbështetur Berisha e Basha në tërë historinë e tyre? Asnjë!

Banorët e Astirit të mbështetur nga drejtuesit e Partisë Demokratike kanë organizuar disa protesta agresive duke përdorur mjete shpërthyese të ndaluara. Dy protesta agresive që solli plagosjen e disa policëve bashkiakë u organizuan para Bashkisë së Tiranës dhe tjetra para Parlamentit. Nëse në protestat paraardhëse u përdorën çizmet e Monikës dhe shashkat tymuese me ngjyra, ajo e nëntorit 2018 përdori mjete luftarake si granata artificiale të mbushura me barut dhe kapsolla.

Ballafaqimi me policinë solli plagosjen e 26 efektivë të policisë, midis tyre një femër, që humi tre gishta të njërës dorë. Ky veprim e nxiu fytyrën e PD si një forcë agresive dhe deklarata e Bashës se efektivja e forcave të rendit ishte e patrajnuar se kapi kapsollën me dorë ishte si shumë deklarata të tjera, e papërgjegjshme.

Basha dhe Berisha çdo ditë e akuzojnë të majtën se ka mbushur Kuvendin dhe qeverinë me kriminelë. Le të abstragojmë për një moment e të themi se kështu është! Po e djathta është e pastër në këtë fushë?! Po Berisha, që me urdhër të tij vrau katër protestues me duar në xhepa në bulevard dhe në konferencën e shtypit gënjeu tërë ditën se, “demostruesit ishin të pajisur me armë të sofistikuara si stilolaps pistoletë, çadra pistoletë, thika me helm që nuk ndodhen në armatimin e Gardës dhe të ushtrisë.

Basha si ministër i Brendshëm atë ditë qëndronte mbi tarracën e Kryeministrisë, duke vrojtuar protestën dhe duke dhënë udhëzime forcave të rendit dhe Gardës, pra edhe ky ishte bashkëpunëtor me Berishën në vrasje. Po ai që fshiu kamerat dhe serverin e Kryeministrisë për të fshehur veprimet kriminale të qeverisë, dhe sot është deputet i PD dhe luan rolin e kameramanit të Lulit, po ai që shkatërroi mjetet që po punonin për ndërtimin e këndit të lojërave në hyrje të parkut të madh të Tiranës dhe pjesët e tyre i tërhoqi si trofe nëpër rrugët e Tiranës.

Po ata që përdorin njerëz të degraduar për të shpifur si Babale, i cili sot shijon burgun, po djali i ish komunistit të devotshëm, i cili në çdo përvjetor të Enver Hoxhës ishte i pari që i thurte lëvdata në artikujt që shkruante në gazetën “Zëri i Popullit” në përvjetorët e aktiviteteve të Enver Hoxhës, që sot është deputet aktiv i PD, që çdo ditë u prinë turmave për të bllokuar rrugët.

Të gjithë këta që përmenda më lart janë pjestarë të grupit të deputetëve të PD. Sot deputetët nuk zgjidhen nga populli po emërohen nga kryetari i partisë. Siç është cilësia intelektuale e Bashës është cilësia e grupit. Duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë që të hedhim poshtë sistemin e sotëm të zgjedhjes së deputetëve dhe të kthejmë zgjedhjen e drejtpërdrejtë nga populli.

Me këtë kërkesë nuk ka qenë pro as e majta sepse kërkojnë t’i mbajnë deputetët nën tutelë. Berishën në pushtet duhet ta rikujtojmë se zhduku të gjitha parqet e lulishtet duke filluar nga sheshi “Skendërbej”, parku “Rinia”, tërë bregu i Lanës, rreth institucioneve kulturore e historike i mbushi me kioska. Kështu, i tërë kryeqyteti u shndërrua në një mega hale.

Ndonjërit do t’i duket paradoksale kjo që po deklaroj në këtë shkrim: “Asnjëherë Partia Demokratike nuk e ka marrë pushtetin me votat e sovranit”. Le të ndalemi në historinë e disa zgjedhjeve të përgjithshme të realizuara në vendin tonë pas viteve ‘90. Të gjithë e dimë se ajo humbi thellë në zgjedhjet e 31 marsit 1991 përballë PPSH, zgjedhje të cilat ishin nga më të mirat të zhvilluara në vitet e pluralizmit. Këtë nuk e them unë po e kanë deklaruar vëzhguesit ndërkombëtarë. Duke qenë se PD nuk mund të qëndrojë gjatë pa pushtet kërkoi zgjedhje të parakohshme, të cilat u zhvilluan me 22 mars 1992.

Dy muaj para datës së zgjedhjeve në Trieste të Italisë organizohet një takim midis Sali Berishës, Fatos Nanos në prezencë të ministrit të Punëve të Jashtme, Xhani De Mikeles. Ky takim u zhvillua pa dijeninë e dy forcave politike shqiptare. Në këtë takim u ra dakord që zgjedhjet t’i fitonte PD dhe president të bëhej Berisha dhe kryeministër Nano.

PD fitoi zgjedhjet. PS e pranon rrotacionin. Në “Zerin e Popullit” botohet një artikull, i cili shprehte habi se si populli i majtë votoi për të djathtën. Berisha zgjidhet president. Fatos Nano përfundoi në burg i akuzuar se kishte përvetësuar ndihmat që vinin nga jashtë kur ishte kryeministër.

Ai i dërgon Berishës nga burgu një letër në të cilën thekson: “Ju kujtoj simpoziumin e Triestes që u mbajt në shkurt 1992, ku ne të dy ishim të ftuar nga De Mikelas… ndërsa në vazhdim shton: “I nderuar zoti Berisha, unë ju kam mbështetur dhe ju kam nxitur që të ngriheni në lartësinë e institucionit kushtetues të presidentit, po ju mjerisht nuk po realizoni premtimin”. Kjo tregon se zgjedhjet u fituan me marrëveshje dhe jo me votë popullore. Këtë “fitore”, PD me në krye Berishën e shpallën si “fitore e dritës mbi errësirën”.

Berisha, sa mori pushtetin e harroi premtimin për pajtim kombëtar dhe u hakmor ndaj komunistëve. Zhvarrosi nga varrezat e dëshmorëve brenda natës dhe i rivarrosi në Sharrë ish udhëheqësit komunistë, duke përfshirë këtu edhe eshtrat e babait të bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë G. P. Hartoi ligje diskriminuese për popullin, si ligjin 24/1 që u ndalonte të ankoheshin në organet e drejtësisë të gjithë atyre që largoheshin nga puna padrejtësisht.

Ky ishte mohimi më flagrant i të drejtave të njeriut. Për të gjitha këto, kryetari i grupit parlamentar socialist i shkruan një letër Presidentit të BE, në të cilën thuhet se, “Asnjë shqiptar sot nuk është i sigurt se nesër nuk përfundon në burg. Kjo mund të duket paradoksale po në Shqipëri kështu po ndodh”.

Berisha pësoi humbje njëra pas tjetrës. Humbi zgjedhjet lokale të korrikut, të cilat sollën si pasojë ndarjen e partisë në disa parti, humbi referendumin për Kushtetutën. Këto humbje i futën frikën se do të pësonte disfatë në zgjedhjet e ardhshme, prandaj për këtë hartoi ligje që mbështesin këtë forcë politike si ligjin e dekriminalizimit, ku në bazë të tij nxori 193 emra që u ndalonte të merrnin funksione të larta në ekzekutiv, në gjyqësor, apo në kuvend. Gazeta RD 193 emrat i boton nën titullin: “Fronti komunist, fronti i së keqes”, edhe ky rast është një mohim tjetër i drejtave të njeriut.

Manipulimi i zgjedhjeve të 26 majit 1996, të cilat nuk i pranoi e majta. Ajo me 28 maj u ngrit në protestë kundër këtij manipulimi. Protestës, Berisha iu përgjigj me dhunë duke përdorur Policinë e Shtetit dhe SHIK-un. Nga dhuna e tij u përgjakën drejtuesit e PS, gazetarë vendas e të huaj deklaruan se dhunën që ushtroi Berisha nuk e kishin parë edhe në kohen e Stalinit. Kjo vërtetoi përfundimisht se ai është armiku kryesor i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Manipulimi i zgjedhjeve, rënia e piramidave financiare qe shkaku i revoltave popullore që u flijuan mbi 4000 shqiptarë. Shqipëria humbi sovranitetin e saj.

Partia Demokratike, megjithëse kishte në dispozicion rreth 70 % të qeverisë humbi thellë zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Ata nuk e pranuan rezultatin, duke akuzuar të majtën se i fitoi zgjedhjet me anë të presionit dhe blerjes të votuesve.

Po kjo bie në kundërshtim me një deklaratë tjetër të Bashës, ku thotë se i “humba zgjedhjet se Europa nuk më mbështeti mua po Ramën. Kjo është një deklaratë jashtë logjikës njerëzore se në Shqipëri nuk votojnë europianët po shqiptarët.

Edhe sot kur koha e Berishës ka marrë fund, ai u bën thirrje qytetarëve të mbarë vendit “të ngrihen në mosbindje civile në mbështetje të banorëve të Unazës së Re që po mbrojnë shtëpitë dhe jetën e tyre, që duan t’u prishin me praktika mafioze, korruptive, antikushtetuese, antiligjore Edvin Kristaq Urrejtja, lal plehu dhe narkoqeveria e tij”.

Ja, edhe sot kur ai nuk ka gjë në dorë urren dhe kërkon gjak. Partisë Demokratike si shërbëtore e familjes Berisha e ka përfunduar misionin e saj. Atë e ka verbuar urrejtja për ato që po bën qeveria në shërbim të popullit. Ajo ankohet se qeveria e së majtës ka harxhuar mbi 400 milion dollarë për sheshe e fasada. Ne u themi mos u ankoni se sot kanë rilindur të gjitha qendrat e qyteteve duke filluar nga Tirana e deri tek qytetet më të vogla siç është Gramshi, Librazhdi apo Rrësheni, që kur qeveriste PD ishin kthyer në kazanë plehrash.

Partia Demokratike dhe drejtuesit e saj duhet ta dinë se lulishtet, parqet e gjelbëruara, rrugët e asfaltuara gjelbërimi i lartë dhe i ulët, rritja e pagave, përmirësimi i shërbimit shëndetësor e tij janë nga treguesit e mirëqenies së popullit.

Nga Gjon BUSHPEPA