Dje, “Soiree” në “Top Channel” iu dedikua karrierës së Alban Skënderajt.Të ftuar ishin miq dhe familjarë të kantautorit dhe sigurisht, nuk mungoi Miriam Cani dhe as babai i tij, Qerim Skënderaj.
Pati shumë muzikë, këngë të Albanit si edhe histori të bukura të njerëzve të afërt për kantautorin, por edhe një deklaratë që e presim prej kohësh nga Miriami dhe Albani.
Ndërsa zoti Qerim po shprehte krenarinë sesi i biri i ka bërë gjithë gjërat në kohën e vet: karrierën, familjen; gazetari Eraldo Rexho ndërhyri për të kujtuar se Albani dhe Miriami nuk janë martuar ende.
“Do të vijë edhe ajo shpejt. Mos u shqetëso!”, ishte përgjigja e Miriamit.