osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mirësevjen zoti g.rabitës, unë jam koncesionari… kinezi!

Mirësevjen zoti g.rabitës, unë jam koncesionari… kinezi!

Nga Anri Bala

Mega arritjes së djeshme, të një grupi grabitësish, që në pak minuta avulluan 10 milion euro, në një prej zonave, që presupozohet të jet më e mbrojtura dhe më e sigurta nga të gjithat… i kanë munguar vetëm buqetat me lule për t’ia dhuruar grabitësve dhe duartrokitjet e pasagjerëve të tmerruar për jetën e tyre. Ekzekutimi i njërit nga grabitësit, është një vërrë në ujë… se paratë u zhdukën dhe të jeni të sigurt, që kurrë nuk do të gjenden.

Kush t’i gjejë prokuroria, që i’u deshën dy ditë për të identifikuar një grabitës profesionist të akuzuar prej saj dhe të dënuar prej gjykatave të saj, por që çuditërisht as provën më elementare të një të dënuari nuk i’a dispononte….shenjat e gishtave.

Ju shtetarë, mos u bëni kaq miop sa të mos shikoni se çfarë bëhet në shtetin tim, në shtetin tuaj, në shtetin tonë. Grabitja dhe vjedhja nuk janë fenomen shqiptarë! Në të gjithë botën grabitet dhe vidhet, por hajduti dhe cilido keqbërës nuk pritet me nderime, as me tufa lulesh, e jo më me derën hapur dhe me lejen e të zotit të shtëpisë, si borxhli i përvuajtur ndaj “pareliut” koncesionar.

Të vjen keq kur sheh, se si një kinez, gjerman, amerikan apo turk, mund të ta kthej shtëpinë tonë të përbashkët në një “han me dy porta” dhe ne heshtim… për para! Po kujt po ja ndjen për paratë, të cilat bankat i kanë të siguruara në kompanit e mëdha të sigurimeve, po ne kush na siguron nga “kinezërirat”, që marrin objekte të rëndësisë së veçantë sikur të jenë “WC” publike, vetëm se kanë para për ta blerë me çdo çmim, e duke na kërkuar ta paguajmë çmimin e hyrjes në nevojtoren e tyre, sikur të hynim në dhomat e haremit të sulltanit.

Ndaj duhet të zbresim me këmbë në tokë o shteti im! Kemi dëgjuar shumë herë, se këto koncesione nuk mund të zhbëhen, sepse i kanë bërë qeveritë e ndyra paraardhëse dhe do na kushtojnë sa qimet e kokës nëse i prishim, por qimet e kokës ne të gjithëve bashkë, nuk na kushtojnë as sa jeta e një njeriu të vetëm… Maksimumi do na leni pak tullac dhe tullacët e jetojnë jetën të lumtur, edhe pa krëhër.

Askush nuk ju ndalon të zhvilloni vendin dhe pronat, që ju janë besuar, sikur janë tuajat. Por askush nuk do i’a u fali, se për ca lekë të ndyra, që do na ikin nga xhepat tonë… të na ikë koka. Ndaj zbrisni me këmbë në tokë, të gjithë ju makutër, që na doni të mirën dhe që ju kanë mashtruar nga dëshira e madhe për të na parë të lumtur duke gjetur… koncensionar që “vdesin të na zhvillojnë”, por ngordhin të na turpërojnë, poshtërojnë, grabisin dhe shokojnë, si dje.

A e dini pse? Nëse i mbledhim të gjitha ato milona e miliarda, që na kanë ikur të grabitura nga ju dhe dhjetëra “pirranja”, që kanë qenë pjesë e bandës së shtetit imoral mosfunksional, këta janë një gjilpërë në oqean!

Dua që shteti të jet shtet dhe jo fajdexhi, që jeton me para të dhëna hua dhe i trembur, se mos borxhliu nuk është korrekt dhe vë kushte, sepse atëherë shteti do përfundoj si Zafiri… do merret peng nga kushdo dhe do i uli brekët kudo./Ekskluzive.al