Me gishtat e zverdhura nga tymi i duhanit, me floket e zbardhura nga deborat e viteve qe shkuan, me syte e ndritshem e me ballin e vijezuar, ku shtrengata e jetes hapen brazdat e veta, keshtu e sjell ne mendje te madhin Kadri Roshi, cdo shqiptar.
Ishte koha kur ekrani i vogel i televizionit dhe ekrani i madh e i gjere i kinemase, ishin dritaret prej nga shihej bota. Jeta bardhe e zi e viteve te shkuara, ne retinen e syrit te cdokujt, merrte ngjyra, trajta e forma te qenesishme…
Ishte koha kur dashuria njerezore per te bukuren, per artin, per artistin, nuk njihte hipokrizi… Koha kur artistet i njihte dhe i cmonte gjithkush, i madh e i vogel.
Perse?!
Na kishin bere te qanim, te qeshnim, te na rrihte zemra fort nga ankthi i ngjarjeve, te urrenim, te dashuronim, vuanim, e gezoheshim me lojen e tyre.
Na kishin bere keshtu, me mjeshterine dhe magjine e tyre, te ndjenim. Pra te jetonim…
Ishin vite kur figura e artistit, ngrihej ne piedestalin qe i takonte. Pa cmime e dekorata, por ne piedestalin e zemres se publikut. (Ku veshtire ngjitej cdokush)
Te gjitha rruget e qytetit, te cojne ne Teater. Nen dritat qe feksin udhen, porta e madhe e tij, duket sikur gjithmone mbetet hapur, dhe pret, e pret…
Ja diku duket sikur degjon kollen e te madhit Kadri… Ca me tutje nje e qeshur gazmore e Violetes, shpoti dhe romuze jehojne nga Prokopi, Naimi… E me pas, qetesi.
Ngrihet perdja. Publiku duartroket. Kjo salle e vogel e madhe, mbart brenda aq shume dashuri, perpjekje, pune, disipline, perkushtim, deri edhe vetemohim, prej oreve te zgjatura te provave, pa thene kurre fjalen “lodhje”.
Gjithe ky perkushtim, i shperblyer vetem me duartrokitje, mirenjohje e respekt. Ererat e viteve fryne, dhe pluhurosen kujtimet. Epitafi mbi varr nuk mund te tregoje gjithcka. Sa fjale mbeten pa u thene, sa falenderime pa u dhene. Dhe yjet shuhen nje nga nje, dhe mbetet qielli i erret, i trishte…
Kaluan 11 vite dhe aktorin e madh Kadri Roshi, nuk e kemi te pranishem fizikisht. Shpirti i tij i gjere e i dlire prej artisti, endet i lire ne parajsen e yjeve. Dhe mungesa e tij ndihet… Ne bulevard, pastaj ne driten e neoneve, pas portes se madhe te Teatrit, ne skene…
Por njerezit, spektatoret, artdashesit, nuk harrojne… Perditshmeria mbushet me lajme, ngjarje, rrjedhe e rrembyeshme rrokopuje. Dhe asnje fjale, asnje mirenjohje, asnje nderim per plejaden e yjeve…
Eshte koha… e rremujes…
Eshte koha… e rrokopujes…
Eshte koha… e shkaterrimit, pa rindertuar, e harreses, pa kujtuar, e te ecurit galop drejt hicit.
“Nje komb rron e zhvillohet ne saje te gjuhes”…
E kush e donte dhe e mjeshteroi gjuhen tone, me mire se sa artistet e fjales…
Eshte koha te mbrojme, ndertojme, dhe mbi te gjitha, kujtojme…
Thone se zeri i njeriut nuk humbet. Ai gjen vend ne hapesire dhe mbetet aty pergjithnje.
Te kujtojme, rindertojme, duartrokasim me mirenjohje te thelle.
Historine e nje vendi nuk e shkruan askush me denjesisht dhe realisht, se sa artistet!
Mirenjohje…..