osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mirë tokën ta la babai, po eurot mos janë dhuratë nga agai?!

Mirë tokën ta la babai, po eurot mos janë dhuratë nga agai?!

Lajmin se Monika Kryemadhi, ka një pallat në “Unazën e re” e kumtoi Presidenti Meta në një nga konferencat e shpeshta për shtyp, ku preku shumë çështje madhore, pa lënë mënjanë edhe atë të pasurisë familjare, pikërisht pallatin “Kryemadhi” në unazë. Para kësaj konference në një deklaratë, Monika, u foli shqiptarëve për jetesën modeste me djersën e ballit.

Zonja e Parë, tha se, i shkollonte fëmijët me parat e rrogës dhe se nuk është e pasur. Ky kufiri, ku ndahet i pasuri me të varfrin, ku fillon e ku mbaron pasuria, është relativ dhe shumë subjektiv pasi vlerat në pasuri të patundshme apo kesh, janë aq rrëmujë këtu tek ne sa nuk mund të gjesh kufirin për ti kualifikuar apo ndarë, ta pasurit, shumë të pasurit, të mesmit, të varfrit, të bësh radhitjen, i pari, i dyti, i dhjeti i njëqindti apo i “n-ti” mes të pasurve. Edhe në shkallë ndërkombëtare kur vjen puna për listimin e të pasurve, gjithnjë ka subjektivizëm që në shumë raste është një llogaritje e përmbysur. Kjo varet se kush e bën vlerësimin dhe padashur shumë herë ngatërrohen renditjet dhe i pasuri i parë mund të radhitet i dyti e kështu me radhë. Flitet për pasanikë që janë të kontrolluar dhe monitoruar nga institucione të rrepta kombëtare e ndërkombëtare. Tek ne, ndryshe nga bota, listimi është gjithnjë shumë subjektiv, pasi jo vetëm për bizneset llogaritjet nuk janë asnjëherë të pastra, po edhe ndjekja, humbje-fitim, është gati e pamundur të verifikohet në një kohë kur ekonomia jonë vuan informalitetin. Kur matja e pasurisë është defektoze për bizneset, merret me mend sa subjektivitet e pasaktësi ka kur flitet për pasuritë e atyre që të vetmin biznes në këto tridhjetë vjet kanë pasur, biznesin politik. Biznes i pamatshëm ky apo jo? Për të gjithë ata që kanë shërbyer si:kryetar partie, kryetar Kuvendi, kryeministra, deputet apo President deri te drejtorë të rëndësishëm dikasteresh. Parë në këtë këndvështrim edhe pasuria e Monika Kryemadhit është një enigmë, jo për pasuritë e patundshme, vila apo resorti në Lalëz apo pallati në unazë. Megjithatë nuk do donim kurrsesi të kishim një familje presidenciale të varfër. Kjo do ishte turp për Shqipërinë në se atyre do iu mungonin paratë e xhepit apo të mbanin familjen me kredi a të shkollonin fëmijët me borxhe.

Kjo nuk do ishte e dinjitetshme për ne shqiptarët, në se do ndodhte do ishim të gatshëm të falnim nga kursimet tona që atyre të mos u mungonin financat dhe të jetonin të qetë, pa ankthin e mungesës së bukës në dollap se ndryshe si mund të zgjidhin hallet e kombit?! Ajo që duam të nënvizojmë është fakti se si duan ta paraqesin pasurinë dhe të maskojnë edhe një pallat ndërtuar me “sakrifica” dhe me bazë dhurata nga prindërit. Ende pasuria e politikanëve shqiptarë nuk i është nënshtruar ndonjë vetingu. Po shembulli tek ne nuk mungon. Gjyqtarët shqiptarë, gjatë procesit të vetingut për një nga drejtimet e verifikimit atë të pasurive të paargumentuara e justifikuan me para, troje, makina, apartamente të trashëguara nga gjyshër, kunetër, baballarë, kushërinj, miq, shokë, komshi. Pra në themel të pasurisë së tyre ka qenë dhurimi. Vet ata kanë marrë veç pagën në bordero. Po alibitë e tyre u rrëzuan nga organet që bënë vetingun dhe argumentet se pasuria e tyre ishte mbi bazë dhuratash u hodhën poshtë, si një gënjeshtër e trashë për të kaluar lumin dhe shpëtuar pasurinë dhe përgjegjësinë për vjedhjet dhe mitmarrjet gjatë karrierës së tyre në prokurori e gjykata. Pikërisht në këtë trase ecën edhe “Zonja e Parë”, Kryetarja e LSI-së që një pallat që nuk është kushedi që nuk i kalon as dy milionë dollarë na thotë se është dhuratë nga babai. Kësaj i thonë: Për gjithçka ka arritur në këto tridhjetë vjet, Monika ka lindur me këmishë.

Paska qenë me fat që në qendër të Tiranës, atje ku sot bëhet zhurma më e madhe për mbrojtjen e pronave të kërcënuara nga ndërtimi i “Unazës së madhe”, babai i ka lënë një alamet trualli i cili ka rezultuar bingo dobiprurëse për të bijën. Pikërisht këtë pallatin që njoftoi Zoti Meta nga presidenca. Ai na qetësoi të gjithëve se, Monika i kishte punët në terezi, është siguruar, se me lejen e Bashës dhe Ramës, ka bërë një pallat, duke u thënë shqiptarëve të mos bëhen merak se ajo e ka rregulluar jetën. Dhe pas qetësimit presidencial, Monika sqaroi mekanizmin se si pallati është ndërtuar në truallin e dhuruar nga babai. Ishte babai që i la trashëgimi me akt noterial tokën aq të vlefshme mbi të cilën ndërtoi pallatin dhe pasi shiti hyrjet i vendosi paratë, siç tha në banka në llogari të secilit prej fëmijëve. Asgjë të keqe nuk ka kur prindi dëshiron tu lërë fëmijëve pasuri e të ardhura për shkollim e vijim universitetesh në vende me arsim të përparuar, si bijat e Monikës në universitet në Angli. Në këtë kontekst, Monika meriton përgëzime, si mama e përkushtuar. Ne që nuk i kemi patur baballarët me pasuri të patundshme as në male e fusha, ndihemi fatkeq e kokulur që nuk u lëmë dot asnjë metër katror tokë, fëmijëve tanë. Për para kesh as që bëhet fjalë. Po pabarazia nuk është një gjë e re.

Kështu ka qenë e kështu do jetë nga shekulli i parë në këtë të njëzetë e njëjtin e deri sa të jetoj njerëzimi. Zonja Kryemadhi nuk është në veting. Kryemadhi deri sot nuk e ka detyrim ligjor të na thotë nga i ka buruar pasuria ose më saktë njëra prej tyre, se këtu nuk flasim për ndërtesën në gjirin e Lalzit e gjetkë. Ndoshta edhe atje ka pasur truall të lënë nga të parët e saj pasi vërtetë është dibrane, po dihet sa shumë dibranë zbritën prej vitesh në Tiranë dhe rrethina dhe ndërtuan banesa pasi kanë qenë ndërtues duarartë. Mirë trualli, ku u ndërtua pallati për tu shitur, po të ndërtohet një pallat kërkohet një shumë e madhe parash. Çdo ndërtues që ka ndërtuar pallate për ti shitur, po edhe një fshatar që ka ndërtuar një shtëpi për të futur kokën, e njeh shumë mirë koston e ndërtimit dhe totalin e shpenzimit deri në përfundimin e pallatit. Edhe me një llogari të thjeshtë për 6000 metër katror ndërtim afërsisht, pa përfshirë garazhet e hollet, si dhe sistemimet e kanalizimet, ujin e pijshëm dhe energjinë, shkon atje te dy milionë e ca euro. Një shifër tronditëse për një biznesmen që ka tridhjetë vjet që ndërton. Po për një familje që është marrë vetëm me politikë, a nuk është një shumë gati e papërballueshme? Le të pyesim Zonjën Monika: Meqenëse vet i hyri kësaj valleje, se nuk e dinim deri pak ditë më parë se kishe një pallat në Tiranë. Mirë truallin, ta dhuroi babai dhe ta gëzosh dhe unë them, se ai është vërtetë një baba vajzash që i do ato si sytë e ballit. Po paratë kesh, eurot si i gjete?

Nuk besojmë të kenë paguar që në themel klientët që morën hyrjet e këtij pallati dhe u ndërtua fal kontributit të tyre?! Nuk besojmë se keni punuar me kursimet familjare, me paratë e të tjerëve dhe ju vetëm sa keni bërë rivlerësimin përfundimtar dhe keni fituar të ardhurat nga shitja mbi koston. Po të jetë kështu, unë i pari, iu kërkoj ndjesë dhe uroj që paratë ti keni vënë në vend të mirë, si i thonë tek ne. Se paraja e bardhë, nuk e ka thënë kot populli, duhet për ditë të zezë në kuptimin kur mbetesh pa para fare dhe të duhen për të përballuar jetën, shëndetin, shkollimin e fëmijëve, pushime, fatkeqësitë e kështu me radhë. Besoj se pagat sado të larta që i keni patur nuk mjaftojnë për të kursyer një goxha shumë në miliona euro në kaq vite pasi edhe shpenzohen, se familjarë jemi të gjithë dhe bilanci në fund të muajt na del negativ. Atëherë, Zonja Monika, a mund tu pyesim: Mirë truallin ku u ndërtua pallati ta dhuroi babai, po eurot që u përdorën dhe jo pak, babai apo të afërmit ti dhuruan? Janë shumë para dhe askush nuk do guxonte, sa do i pasur të jetë të nxjerrë nga shtëpia apo nga bankat kaq shumë euro, sepse e gërryen meraku i moskthimit dhe ku i dihet mundet ti humbasë tërë kursimet apo fitimet e viteve në biznese, duke mbetur me gisht në gojë dhe paraja thonë, është afër shpirtit.

Kështu thonë ata që kanë edhe ata që iu mungojnë. Unë, si gjithë shqiptarët, jam i surprizuar nga transparenca, fillimisht e Presidentit, kur u kërkoi bashkëkombëseve shqiptarë të mos bëhen merak, se Monika e kishte një pallat, e kishte se tani e ka shitur, siç sqaroi ajo. Dhe ne jemi tani fare të qetë, sepse Zonja e Parë, familja presidenciale, është mirë nga gjendja ekonomike dhe do duam të jetë edhe shumë më mirë. Për një familje në atë rang do ishte mëkat të ishte për bukën e gojës dhe ne qytetarët e këtij vendi do ishim të palumtur,do ndiheshin të fyer në se do u mungonte edhe një gjilpërë në shtëpi. Po analizë bëjmë dhe merak të dimë për të bërë transparencën, siç i takon kryetares së partisë që ka marrë flamurin në duar dhe është futur në një betejë legjendare kundër korrupsionit dhe zhvatjes së shqiptarëve nga qeveria e banditëve dhe krimit që sot drejton Shqipërinë. Pritëm deri në fund të na sqaronte Zonja Monika, se mirë tokën, OK,ia dhuroi babai, po eurot, si i siguroi, ku i gjeti? Mirë do ishte që për një gjë të tillë që shqiptarët janë shumë të ndjeshëm dhe paksa edhe egoistë kur bëhet fjalë për pasuri të dinin kur toka është nga babai, po eurot mos janë vallë dhuratë nga agai i saj, zoti Meta, bëhet fjalë sepse në popull kohë të shkuara, po edhe sot, thuhet: “Paratë e babait si malli i qeratajt”. Po kur agai i jep paratë janë të bardha si bora mbi Tomorr! Sot, shqiptarët kur shikojnë, si ekonomia e tregut e poetika bëri diferencime të thella, gati të paimagjinueshme, ku disa arritën qiejt dhe flenë mbi para, kur të tjerët shkruajnë emrat në listat e furrave, ku marrin bukë veresie. Kur dëgjon komentet e shumë qytetarëve që shfaqin ndjeshmëri ekstreme kur vjen puna për pasurinë dhe pasurimin, veçanërisht të asaj shtrese shoqërore që nuk është marrë kurrë me biznes, vë mendjen në punë, jo thjesht për kureshtje. Shqiptarët nuk kanë punë me biznesmenët dhe nuk vënë në dyshim pasurimin e tyre. Luten të shtohen e të pasurohen.

Po ku vjen puna për biznes-politikën, komentojnë pa kufi, anatemojnë,analizojnë,shpifin, tregojnë episode deri në hiperbolizime, akuzojnë secili sipas mendjes dhe oreksit të vet. Këtu nuk përjashtojnë Monikën. Bile, si Zonja e Parë e vendosin të parën fare. Deri sa të mësojnë të vërtetën shqiptarët vazhdojnë të pyesin: Mirë trualli, është dhuratë nga babai, po eurot kesh që u shpenzuan për ndërtimin e pallatit te “Unaza e re” mos janë dhuratë nga burri saj? Apo nga vëllezërit, xhaxhallarët, gjyshërit, të parët, të pasmit, të fundit? Sa fatlum disa! Vetëm u dhurojnë, u japin,i sponsorizojnë , u falin, i dorovitin me gjithë të mirat. Shumicës, ne njerëzve të zakonshëm, asnjeri nuk u thotë kurrë: A ke nevojë për gjësend zotëri? Mazallah të na falin qoftë edhe një karamele. As që mund të flitet për toka e para nga baballarët, dajallarët e agallarët. Vetëm një thërrime,jo më shumë! Nuk meritojmë kaq pak?! Jo! S`jemi biznesmenë-politik. Popull jemi, askush, nuk na dhurojnë asgjë!

Nga Bardhyl Bejko