Nga Anri Bala
Ligji antishpifje, edhe nëse nuk kishte e në fakt ka, edhe sikur të bëhet e në fakt do bëhet… shpifja nuk është fjalë as e lirë e as e mirë, por është një krim i ndyrë i njeriut mjeran. Kemi qenë, jam dhe do jem kundër çdo lloj shpifjeje mediatike, publike, kakofonike, për ta kthyer në zhurmë atë që thua, që askush të mos ta kuptoi, se çfarë thua, kujt ia thua dhe përse e thua?!
Ky është krim dhe i rëndë madje, e nuk ka asnjë lidhje me lirinë e fjalës. Nuk ka njeri, që ta mendoi dhe ta përceptoi lirinë e fjalës me sajimin e përrallës, për të fyer e shantazhuar, gjobitur apo intriguar, çdo qenie që surratit tënd i duket fytyrë.
Vërtetë mund të quani fjalë të lirë llumin, që nxjerr nga goja e përdal një politikan, që mbledh letra nëpër kazane WC-shë dhe ua tund shqiptarëve para syve si prova dhe fakte, për atë që e ka rrahur me shpulla, duke e ngritur nga bythulja në karrigen e pushtetit dhe duke e lënë si qen pa kolibe, që nuk gjen dot as strehën ku mund të fusi kokën, sepse lehjet e tij i detyrojnë të zotët e shtëpisë t’ia mbyllin portën?!
Mirëpo, ndonjëherë e gjejnë hapur, e harrojnë se ku janë dhe me kë janë, e u duket shpella e tyre dhe vazhdojnë lehjet nga e para. Pas ua mbyllin gojën, atëherë kujtohen e fillojnë kuisin. A kishte gjë më të turpshme dhe qesharake, që kuqalashët dhe larashët u kërkonin të zotërve të shtëpisë së madhe, t’i dëgjonin shpifjet e tyre dhe të zotët e shtëpisë i quajtën… shpifsa? Jo se e thashë unë, por ja u thanë ata, duke i sjellur në mend, se këtu nuk ishin për tu kacafytur e kafshuar njëri tjetrin, sepse ishte shtëpia tjetërkujt, por për Shqipërinë, vendin nga vinin… si hallexhinjë.
Kujt ia the e pse ia the?! Disa palaçove që të turpërojnë, që i’u vërsulën Europës dhe deputetëve europian si të shitur që ndalojnë… shpifjen e lirë, a thua se ishin duke folur me “ambasadorët e Zululandit”!
Janë po këta, që gjoja në emër të lirisë së shpifjes, duan të na përdhosin vendin, të ardhmen dhe dëshirat tona, për të qenë ato që jemi e që na është mohuar… europian. Mirëpo kur dëgjon e shikon këto mynxyra, europiani shastiset dhe i ngrinë fjala në buzë, për të mos thirrur… barbarë!
Të rrjeshtuar si të përdellyer për fjalën e lirë… shpifjen, qajnë e lehin në çdo kafaz e në çdo kolibe, duke vajtuar se të përdhunuar… me dëshirë!
Më neveriten, kur tregojnë anekdota për “kataklizmon” që do vijë, nëse do miratohet ligji kundër të “shprehurit të lirë” të gënjeshtrës, mashtrimit, sajimit dhe diskretimit të njerëzve të pafajshëm, e pse jo masakrimi i tyre… në emër të lirisë pa kufi.
Mirëpo liri pa kufi nuk ka, as për kafshët e xhunglës, sepse çdo grup familje apo lloj ka zonën e vetë. Askush nuk guxon që të kalojn kufirin, sepse e paguan shtrenjtë. Edhe ato e kuptojnë, se liria jote mbaron ato ku cënohet e imja. Ndaj si racë e papërcaktuar larg kafshëve, ta gëzoni shpifjen tuaj dhe të atyre që nuk rrinë dot pa lehur, por flit, ha, prit, shaj, fyej deri tek kufiri yt… aty e ke fjalën dhe shpifjen të lirë.
Për të mos na bërë budallenj, gjithkush e kupton, se tani nuk bëhet fjalë për “lehje shpifjen”, sepse ai që është qen nuk mund të bëhet as ujk, e as këlysh, e do lehi pas gardhit, edhe po ta lidhësh, por problemi është se i tremben udhëtarit, që do t’i qëlloi me gurë dhe do t’i gjakosi… në të drejtën e tij.
Kjo është arsyea e vetme, që kjo racë kërcënon, turfullon, ulëret dhe kuis çdo ditë, për lirinë e shpifjes. Nuk ka vend më të çuditshëm se Shqipëria, përsa i përket lirisë së shtypit, ku “shtypistat” që e kanë shtypur e përdhunuar informimin, janë bërë milioner… me shpifje dhe bythëlëpirje, e sot janë kthyer në frikacakë, që flasin për censura, censurim, pushtim, uzurpim të pusht-etit të tyre. Nuk ka vend më të mirë se Shqipëria, ku poshtërsia të bënë mbret dhe ti ankohesh: Mos ma prek poshtërsinë time!
Vetëm një gjë duhet ta dini: Mirë se jeni shpifësa të ndyrë, por jeni dhe frikacakë të dhjerë, për ato që keni bërë, bën dhe doni të bëni. Ndaj, bëhuni pak trima ordiner të mediave ordinere dhe politikës sallahane dhe zbrisni nga pema ku cicëroni… në tokë.
Nuk do e bëni, e di… por nga frika do e hani! Frikacaku gjithmonë e ka fundin e keq, sepse vrapon i ndjekur nga hija e tij dhe jep shpirt, ngaqë nuk di të ndalet… se hija nuk ndalet!/Ekskluzive.al