osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Miratoi statutin e Berishës, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nis hetimet për gjyqtarin Zhukri

Miratoi statutin e Berishës, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nis hetimet për gjyqtarin Zhukri

IILD ka nisur hetimet në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila ka regjistruar ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e 11 Dhjetorit, duke legjitimuar në këtë mënyrë Komisionin e Rithemelimit. Kërkesa për nisjen e hetimit mbi vendimin e Gjykatës, në ILD është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Vendimi i marrë nga gjyqtari Agron Zhukri, i hap rrugë marrjes së drejtimit të Partisë Demokratike nga 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, i cili përmes votës së 4935 delegatëve në Kuvendin e 11 Dhjetorit shkarkoi nga postet drejtuese Lulzim Bashën, nënkryetarët, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryesinë.

Me regjistrimin në gjykatë të statutit të 11 Dhjetorit, gjykata i njohu Komisionit të Rithemelimit të drejtën e rikthimit në selinë e Partisë Demokratike, si dhe vulën e simbolet e reja të miratuara në Kuvendin e tyre.

Të gjitha ndryshimet e propozuara në Kuvendin Kombëtar të mbajtur me 11 dhjetor, nga anëtarët e komisonit të rithemelimit janë pranuar si legjitime nga gjyqtari Agron Zhukri. Ky vendim njeh komisionin e rithemelimit të Berishës si drejtues të Partisë Demokratike. Për përfaqësuesin ligjor Ivi Kaso, demokratëve u kthehet logo dhe sigla.

“Sot PD zyrtarisht u kthehet demokrateve që nëpërmjet delegatëve të tyre që u mblodhën në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe shprehën vullnetin e tyre për të miratuar statutin e ri logon dhe simbolet e reja. Ditë e madhe për të gjithë demokratët, është zyrtarizuar vullneti i demokratëve”, tha Kaso. Kasa deklaroi se vendimi i gjykatës nuk mund të ankimohet dhe ka marrë formë të prerë.

Partia demokratike më herët ka kërkuar që të njihet kuvendi i thirrur nga ish-kryetari Lulzim Basha ai i 18 dhjetorit, por për Kason pas vendimit të sotëm, kjo kërkesë nuk qëndron më.

Sot Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj deklaroi se deri sa të flasë gjykata, pas ankimimit dhe kallëzimit penal mbi vendimin e sotëm, institucionet e PD-së janë këto ekzistuesit. Në konferencën për media, Alibeaj tha se bashkimi i demokratëve kalon nga një akti i vetëm, simetrik, siç ndodhi me Bashën, të ndodhë dhe me Berishën.