osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Miratohet buxheti i ri, dyfishim të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, rritje pensionesh e pagash për mësuesit e mjekët, ja detajet

Miratohet buxheti i ri, dyfishim të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, rritje pensionesh e pagash për mësuesit e mjekët, ja detajet

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dje me 84 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenime projektbuxhetin e viti 2021. Kryefjala e diskutimeve në Parlament ishte përballimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike pas krizës që përfshiu vendin.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama bëri të ditur një tjetër vendim të rëndësishëm për ata të cilët po e përjetojnë më shumë krizën ekonomike dhe janë më të ekspozuar ndaj rrezikut që sjell koronavirusi.

Sipas kryeministrit për aq kohë sa zgjat pandemia vlera e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë do të dyfishohet. Këtu Rama sqaroi se kjo shtesë nuk do të bëhet vetëm për familjet në nevojë që janë të prekur nga koronavirusi, por kjo vlen për të gjitha familjet që janë të regjistruara në skemën ekonomike dhe marrin aktualisht asistencë sipas ligjit.

“Ne do të dyfishojmë ndihmën ekonomike për periudhën që na duhet të përballemi me pandeminë dhe jo në funksion të të prekurve në këtë rast, por në funksion të të gjitha familjeve që janë të regjistruara në skemën e ndihmës ekonomike. Kjo në funksion të të gjitha familjeve që janë të regjistruara në skemën e ndihmës ekonomike. Janë pjesa më vulnerabël e shoqërisë.

Nëse me të drejtë u kërkojmë të jenë sa më të kufizuar në aktivitetin e tyre është e domosdoshme të kenë bazën e garancisë për vete dhe për familjen e tyre, kryefamiljarët që rëndom punojnë të zezë. Është e domosdoshme t’u japim një ndihmë financiare, ndaj ndihma ekonomike është dyfishuar”, tha Rama. Nga ana tjetër ai konfirmoi se nga 1 janari do të marrin mbështetje ekstra familjet që kanë familjarë të prekur nga Covid-19, gjithashtu do të vihet në zbatim skema që do bëjë të rimbursueshme të gjithë paketën e ilaçeve që përdoren për t’u kuruar nga koronavirusi.

“Në buxhetin e 2021 ne do të vazhdojmë atë që nisëm, mbështetjen me financë të recetës bazë dhe futjes në skemë për t’u rimbursuar të të gjithë medikamenteve dhe në funksion të të gjithë të prekurve nga Covid-19. Ne ndërkohë në këtë buxhet kemi vazhdimin e një mbështetje që hyn në fuqi në ditët në vijim, për të prekurit me COVID që kurohen në kushte shtëpie”, u shpreh kryeministri.

Indeksim në paga dhe pensione

Me miratimin e projektbuxhetit hyn automatikisht në fuqi vendimi për rritjen e pagave për mjekët dhe mësuesit. Kështu nga 1 janari 2021 mjekët do të marrin 40% më shumë rrogë dhe mësuesit do të paguhen 15% më shumë. Nga ana tjetër, në muajin prill të vitit që vjen do të ketë një indeksim 2.5% të pensioneve dhe po në të njëjtat ritme do vijojë për dy vite të tjera. Konkretisht në vitin 2021 fondi i kontigjencës, që tregon rritje të pensioneve në bazë të shpenzimeve të pensionistëve, do të kapë vlerat e 2.500 milionë lekëve.

Në këto kushte qeveria tregon se do të ketë prioritet përmirësimin e të ardhurave për pensionistët në periudhën afatmesme 2021-2023, duke përmirësuar skemën e përfitimit. “Për vitin 2021 janë përcaktuar për skemën e pensioneve 2.4 miliardë lekë, ku do të ketë indeksim të pensioneve përgjatë vitit. Rritja e nivelit të përfitimeve të pensionistëve sipas rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit dhe të shërbimeve, të përcaktuar në shportën e pensionistëve.

Rritja është llogaritur me indeksin mesatar 2.5 % në vit, duke filluar në periudhën 01.04 i çdo viti, duke respektuar kështu edhe fondet e kontigjencës”, përcaktohet në projektligj. Gjithashtu, qeveria ka menduar që në vitin e ardhshëm do të rishikohet edhe njëherë skema për këta të fundit, ku pritet të jepen plot 1.45 miliardë lekë vetëm brenda një viti. Nga ana tjetër do të vijojnë me rritje dhe pensionet për ish të përndjekurit politikë. “Për ish të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1 miliard lekë ose 0.1% e PBB.

Mbulimi i efekteve financiare të skemave të reja të përfitimeve, naftëtarë minatorë të cilat pas rishikimit parashikohet të sjellin një efekt financiar prej rreth 1.45 miliardë lekë. Sistemi do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura mesatarisht nga 792 mijë persona që kanë përfituar dhe përfitojnë pensione publike, pensione suplementare si dhe një sërë të ardhura të tjera të parashikuara me ligj”, theksohet në dokument.