Zhdukja e një sasie të madhe marijuane i ka kushtuar shtrenjtë tetë policëve në Argjentinë, të cilët janë shkarkuar nga detyra.
Lënda narkotike ishte vendosur në një depo, dhe u vu re se mungonte një sasi prej gjysmë ton.
Policët pretendojnë se e kanë ngrënë minjtë, dhe nuk kanë gisht në këtë ngjarje të pazakontë.
Ata kishin qenë në ruajtje të drogës për të paktën dy vjet, ku gjatë kësaj kohe është zhdukur një pjesë e mirë.
Në total kishin qenë 6 mijë kilogram marihuanë që është regjistruar në depo dy vjet më parë, por këtë vit kishin mbetur vetëm 5 mijë 460 kilogram.
Përpara gjykatës, policët thanë thanë se droga e humbur ishte ngrënë nga minjtë.