Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar menjëherë pasi kryetarja e Gjykatës së Elbasanit ka publikimit disa videove ku ajo shihet duke sfiluar nga gjykata apo duke lëvizur me makina të shtrenjta.
“Qysh prej dhjetorit 2019 i kam kërkuar KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për Kapedanin.Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit. Uroj të merret vednimi i duhur dhe të hetohet pasuria e kësaj gjyqtarje”, u shpreh Gjonaj.
Postimi i Etilda Gjonajt:
Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.
Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje.
Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda! ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!