osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ministrja Edona Bilali debat me mashtruesin e Dhomës së Tregtisë Amerikane shqiptarin Enio Jaço

Ministrja Edona Bilali debat me mashtruesin e Dhomës së Tregtisë  Amerikane shqiptarin Enio Jaço

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, ka replikuar në fundjavë me kreun e Dhomës Amerikane të Tregtisë, pasi ky i fundit ka deklaruar se Shqipëria nuk është mikpritëse me të huajt që duan të bëjnë biznes.

Ministrja Bilali e nis replikën duke i kujtuar se para 4 ditësh kreu i kësaj dhome shprehej i kënaqur që janë 3 fishuar investimet amerikane në vend. Ndërsa pas raportit te DASH, ndryshon qëndrim. Ajo thotë se ndjen keqardhje se si një bashkëqytetar shqiptar si Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë (Enio Jaço), ndikojnë për keq në perceptimin për Shqipërinë.

“Drejtuesi i AmCham, para 4 ditësh (vetëm pasi u publikuan statistika me shifra) pohon dhe shprehet i kënaqur që janë 3-fishuar investimet amerikane në vend. 3 ditë me vonë, pas publikimit të raportit të Departamentit të Tregtisë (i parifreskuar prej 2 vitesh), rimarrë nga DASH me disa ndryshime, shprehet që problem është klima jo-miqësore e biznesit.

Pyetja që të vjen menjëherë në mendje është: si e shpjegon drejtuesi shqiptar i AmCham (normalisht ai duhet të kontribuojë në leximin objektiv të aktualitetit në terren) faktin se amerikanët investuan 3 herë më shumë në Shqipëri për 4 vitet e fundit, ndërkohë që një seri investimesh të tjera të mëdha amerikane janë në proces përgatitjeje?!

Askush nuk i mohon këto probleme, por qysh se jam në këtë detyrë, as e kam hasur dhe as kam dëgjuar për ndonjë kompani amerikane apo europiane, që e ka penguar klima e biznesit në Shqipëri të investojë! Madje përkundrazi, kam pasur vetëm reagime shumë pozitive prej tyre për mikpritjen dhe trajtimin në Shqipëri.

Të njëjtën kam dëgjuar edhe nga kolegët e mi! Sa gjynah kur bashkëqytetarë tanët, aq më tepër në funksione te tilla ndikojnë për keq, pa asnjë fakt apo shifër, në ushqimin e perceptimeve të deformuara prej vitesh qoftë tek opinioni publik, qoftë tek miqtë dhe partnerët e huaj!

Por shyqyr, në fund mbetet si gjithnjë puna me faktet e punës, për të cilat flet sot edhe Shqipëria turistike, me të dhënat e saj mbresëlënëse,” u shpreh Bilali në rrjetet sociale.