Ministria e Kulturës duket se ka qenë në dijeni për heqjen e gërmave të Teatrit Kombëtar. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e ftuar në RTV Ora tha se gërmat ashtu si godina e Teatrit kanë rrezik shembje.
Margariti: Gërmat në dijeninë time kanë pasur rrezikshmëri shembje siç ka e gjithë godina. Ndoshta duhet të presim që të krijojë dëme në njerëz që të fillojmë tëndërgjegjësohemi.
E teksa Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkoi një takim me të për këtë çështje, ajo shprehet:
Margariti: Çdo takim, jam e hapur.
Për Ministren, Teatri Kombëtar më shumë se çështje trashëgimie është kthyer në një debat politik.
Margariti: Teatri është kthyer më tepër në një arenë të debatit politik dhe çdo lloj prekje apo aktivitet që zhvillohet brenda dhe jashtë Teatrit, do të jetë gjithmonë objekt polemikash.
Ministrja e Kulturës sqaroi edhe deklaratën e saj të bërë më herët për restaurimin e Teatrit, që u duke edhe si një pikë kthese nga ana e saj.
Margariti: Unë kam thënë që nëse do të restaurohej ajo godinë nuk i shtojmë një vlerë për të mbajtur një vëllim dhe për ta kthyer në materiale moderne. Të tilla objekte dhe transformohen, mund të ishte restauruar shumë kohë më para. Tani nëse e restaurojmë po restaurojmë thjesht një vëllim.
Mbrëmjen e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vendosi sërish në fasadën e murit shkronjat e Teatrit Kombëtar. Artistët kërkuan nga institucionet që të merren masat lidhur me ngjarjen e dy javëve më parë.