Kryeministri Edi Rama ndodhet në mbretërinë e Arabisë Saudite, ku po zhvillon një vizitë zyrtare prej ditës së djeshme.
Kreu i qeverise ka publikuar në rrjetet sociale detaje nga takimet e rëndësishme me zyrtarët arabë, në Riadi.
Gjithashtu, kreu i qeverisë shqiptare është takuar edhe me mbretit Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, ku sipas tij, pas drekës zyrtare janë nënshkruar disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi.
Kryeministri nuk ka qenë i vetëm në takime.
Ai është shoqëruar nga këshilltari mediatik, Endri Fuga, dhe ministrja e re e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, si dhe nga disa persona të tjerë.
Denaj, për t’iu përshtatur zakoneve të vendit, ka mbajtur shami gjatë takimeve zyrtare.
Ajo shihet teksa firmos dokumentet për marrëveshjet mes te dy vende, te cilat ende nuk jane bëre publike.