Në prag të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi se “reforma e thellë në arsim vazhdon për t’i dhënë një cilësi më të mirë mësimdhënies”.
Tekste të reja me standarde ndërkombëtare, program më të lehtësuar dhe mësues që e meritojnë të jenë në sistem ishin disa nga arritjet që numëroi Nikolla në një video të postuar në Facebook.
“Nisma jonë 3 lëndë në 6 orë rezultoi e suksesshme. Kanë më shumë kohë për t’iu dedikuar lëndëve, më pak peshë në kurriz dhe më shumë kohë për të ndenjur me bashkëmoshatarët. Ne do të vijojmë në rrugën e nisur, të vendosur për të përmbushur dhe për të çuar deri në fund reformën tonë mësimore”, shtoi Nikolla.
Top Channel