Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka bërë me dije edhe rubrikën ë të re të informimit për studentët në portalin shqipëriaqëduam.al e cila do të jetë: “Unë jam student dhe kam një pyetje”.
Në një deklaratë për median Shahini se aty studentët mund të bëjnë pyetje apo edhe të shtrojnë problemet që ata kanë në universitetet e tyre.
Më tej ajo tha se sot është dita e fundit kur punonjësit e dërguar nga MASR ndodhen në sekretaritë e universiteteve për të marrë shqetësimet që kanë studentët.
Gjithashthu Besa Shahini ka kërkuar nga studentët të mos bllokojë punën e sekretariateve në fakultete.
“Klikoni tek portali shqipëriaqëduam.al dhe pastaj në ‘unëjamstudentdhekamnjëpyetje’, aty ka persona që do të kthehjnë përgjigje.
Edhe në Facebook do të kthejmë përgjigje sa më shpejt të jetë e mundur.
Dua të nënvizoj që në fakultetet që janë ngujuar, janë penguar dhe sekretaritë dhe e kemi pasur të pamundur që të kishin persona nga MASH që t’ju asistonin me pyetjet tuaja.
Sekretaritë e bllokuara po e pengojnë procesin e çështjeve të pazgjidhura për të mundësuar edhe zbatimin e VKM-ve.”- tha Shahini.