Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga pala serbe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu e ka cilësuar këtë ngjarje si një provokim të Serbisë, por thekson se faktori ndërkombëtar duhet të përgjigjet.
“Serbia kriminale ka rrëmbyer tre pjesëtarë të policisë së Republikës së Kosovës në Leposaviq.
Për provokime si këto, të organizuara nga Serbia me qëllim të destabilizimit të situatës në veri, duhet të përgjigjet edhe faktori ndërkombëtar”, ka shkruar ajo.