Gazetari Nebil Çika para disa kohësh me rastin e vizitës së Minisrit të Jashtëm grek në Shqipëri ka bërë një postim në Facebook të një ndodhie me babain e Nikos Dendias. Çika tregon se Dendias është me origjinë shqiptare, dhe se në një takim që ka realizuar me të atin e ministrit, në vitin 1994, Spiro Dede.
Sipas gazetarit, të atit të Nikos Dendias i pëlqente të mbante në zyrën e tij, bustin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, dhe se e ka deklaruar hapur se është me origjinë nga një fshat i Himarës, i quajtur Iliazi.
Postimi i plotë i gazetarit Nebil Cika
“Të paret e mi ishin luft.ëtarë te tij “ -Ç’farë më tha i ati i ministrit te jashtëm grek per Skënderbeun ! Këto dite ka qarku.lluar në media një lajm për origjinën shqiptare të ministrit te jashtëm grek Nikos Dendias i cili vizito Shqipërinë , në të cilin jam përmendur edhe unë. Është e vërtetë që e kam takuar disa herë të atin e tij.
Spiro Dede (Dendias) kur botoja e drejtoja gazetën “Saranda” në Sarandë . Në fillim të viteve 1990 ishte biznesmen dhe kryetar i “Dhomës se Tregtisë ” së Korfuzit. Fliste shumë mirë shqip. Jo vetëm nuk e mohonte por edhe e theksonte faktin që ishte nga Iliazi një fshat i Bashkisë Himarës , një fshat vetëm pak kilometra ne brendësi të Shqipërisë nga fshati im Borshi . Të qenit “patriotë” , nga e njëjta zonë na e bënte më të lehtë komunikimin.
Origjinën e tij shqiptarë na e ka deklaruar edhe publikisht kur bashkë me një grup gazetarësh të tjerë ishim të ftuar në Korfuz në 1994 kur Gjermani i dorëzonte Greqisë kryesimin e BE. Në axhendë kishim edhe një vizitë në dhomën e Tregtisë së Korfuzit ku na priti Spiro Dede. Në zyrën e vet mbante bustin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbut.
Më bëri përshtypje dhe e pyeta pak i habitur: Se pse mbante në një dhomë tregtie heroin kombëtar të vendit tim. E di që është një prijës e luf.tëtar i madh por për tregtar nuk e di të ketë qenë – e pyeta ,jo pa qëllim .
Përgjigja e Spiro Dedes më befasoi e me pëlqeu shumë :
“Për tre arsye e mbaj ne zyrë Skënderbeun. E para – ishte një gjen.eral i madh! E dyta- luftoi kundër turqve! Dhe e treta, që është edhe restoja ime për ty, (mu drejtua mua )- është se të paret e mi ishin luft.ëtarë të tij .”
Që Nikos Dendias është me gj.ak shqiptari kjo nuk vihet në dyshim , por për të gj.aku nuk duket se ka rendësi, rëndësi ka si ndjehet e për kë punon ai dhe është e sigurt që deri tani punon për Greqinë.
Qënia e tij gjene.tikisht shqiptare nuk i sjell asnjë favor Shqipërisë. 50 % të gja.kut, shqiptar, e ka edhe kryeministri Micotaqis . Marika, nëna e tij ishte nga familjet e njohura shqiptare ( arvanitase) të Athinës .
Por sa ai, 50 % shqiptar, e ka gja/kun edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama . Gja/ku ka rëndësinë e vete në veprimet e një njeriu por ne kemi parë se shumë herë gjëmën, si popull e komb, na e kanë bërë njerëz me gja.k shqiptari.
Por me që lajmi u botua në kuadër të marrë.dhënieve me Greqinë, ja vlen të kujtojmë se edhe Nepolon Zerva, që drejtoi gjen.oc.idin ndaj çamëve, me gj.ak shqiptari ishte! Nebil Çika”.