Ministria e Shëndetësisë thotë se qendrat e vaksinimit do të hapen për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç në datat 29-30 qershor, në dy ditët e hapura të vaksinimit masiv.
Qendrat do të qëndrojnë të hapura për këtë kategori vetëm për këto dy kategori, ndërsa më pas vaksinimi do të rikthehet të kryhet vetëm për personat mbi 50 vjeç.
“Këto do të jenë kryesisht ditë ndërgjegjësimi më shumë, por duhet të kemi mbulim me vaksina, që të shmanget infeksioni.
Pavarësisht se jemi në situatë të mirë, nuk mund të themi që jemi imun, qoftë nga Covid-19, qoftë nga variantet e reja”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Do të organizojmë edhe ditë të tjera të hapura, dhe të gjithë qytetarët mund të aplikojnë në eAlbania dhe do të njoftohen përmes sistemit për qendrën ku do të mund të vaksinohen”.
Një ditë më parë, ajo tha se pritej të vinte një sasi prej mbi 14 mijë doza Pfizer, shifër që e çon në mbi 1 milion numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Deri tani, tha ministrja, më shumë se 926 mijë vaksina janë kryer në të gjithë vendin.