Shkolla po fillon dhe gjithë vëmendja është tek nxënësit edhe në një aspekt tjetër që lidhet me sigurinë ushqimore, kështu është shprehur Ministrja Nikolla gjatë inspektimit me zv.ministren e Bujqesise ne disa subjekte prane shkollave ne Lezhe.
“Në cilësinë e ministres do doja të falenderoja Autotitetin Kombëtar të Ushqimit të cilët këto ditë përfundojnë inspektimet e para të të gjitjë standarteve të bizneseve që operojnë rrotull shkollave, do të jetë një vëmendje e posacme edhe në ditët kur fillon shkolla në mënyrë që ne të sigurojmë sigurinë ushqimore për të gjithë gamën e asortimenteve qe keto biznese ofrojne për nxënësit dhe jo vetëm” u shpreh ministrja Nikolla.
AKU është drejt finalizimit të planit të inspektimeve që do të kryej në të gjithë operatorët e biznesit ushqimor të cilët ushtrojnë aktivitetin pranë shkollave duke pasur në qëndër të fokusit, duke dashur të sigurojë sigurinë ushqimore në të gjithë këta operator në përmbushjen e kushteve higjeno-sanitare. Është një operacion që pritet të përfundojë në fillim të tetorit dhe do të jetë gjatë gjithë vitit 2018-2019/Ekskluzive.al