Ministri i Turizmit, Blendi Klosi i ftuar në emisionin ‘Quo Vadis’ përmendi edhe një herë ftesën e kryeministrit Rama për bashkëpunim me Partine Demokratike.
Klosi theksoi se ata janë të gatshëm që të diskutojnë për çdo gjë me PD-në, teksa vuri theksin edhe tek bashkëpunimi për zgjedhjen e emrit të ri të Presidentit, pas shkarkimit të Metës.
“Jemi të gatshëm të diskutojmë për çdo gjë. Ne nuk garojmë për të marrë mandatin e tretë, por për t’i dhënë Shqipërisë nja stad tjetër jetese.
Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe për emrin e Presidentit. Rama e ka bërë të qartë propozimin. Do të ketë një vlerësim të lidershipit të ri të PD që do të dalë në 13 qershor.”, tha ministri Klosi.
Me Klosi, ai theksoi se objektivi i PS është që Shqipëria të bëhet kampione në zhvillim turistik në Ballkan.
“Kemi konkurrencë jo të vogël me vendet e rajonit. T’ia dalim të jemi opsioni i parë i rajonit.”, u shpreh Klosi.