Blerim Latifi, filozof, pedagog dhe analist i njohur nga Kosova ka komentuar zgjedhjen e Gent Cakaj, ish-student i tij, si ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
Latifi thotë se Genti është një mendje brilante. Latifi thekson se Cakaj do japë kontribut edhe në politikë.
“Gentin e kam pasur student në Departamentin e Filozofisë. Studentë si ai, janë të rrallë. Ka qenë një bibliofag i pashoq. Një mendje briliante në filozofi, në njohuritë historiografike, në letërsi dhe teoritë politike. Përfshirja e tij ‘full time’ në politikë është humbje për filozofinë akademike tek ne, humbje që besoj se do të arsyetohet me kontributin e tij kreativ në avancimin e politikëbërjes shqiptare,” shkruan Latifi.
Edhe gazetarja e njohur kosovare, Arbana Xharra e ka vlerësuar lart figurën e Cakajt. Sipas saj, një emër si ai i bën nder politikës.