Ne mungese te kryeminisrit Rama, i cili eshte ne Samitin e NATO-s, Ministri fuqiplotë për gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit, Bledi Çuçi ka dhene sot detaje nga bilanci i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, qe la pas 51 viktima.
Ne mbledhje, ai theksoi se sot do të përfundojë strehimi i gjitha familjeve që tërmeti iu mori njerëzit e tyre.
“Strehimi ka shkuar 12 mijë persona që janë akomoduar në hotele, çadra, qendra sociale, palestra, etj. 4 mijë persona janë në hotele, 254 në palestra, 6.5 mijë në çadra, 395 në qendra sociale, 769 në Kosovë dhe 436 në akomodime të tjera.
Përsa i takon dëmeve, në 26 shkolla me 10300 nxënës janë me dëme, 15 në Durrës, 2 në Lezhë dhe 9 në Tiranë. Nga objektet 656 janë inspekuar në Durrës, 242 të pabanueshme, 27 për t’u prishur. Në qarkun Tiranë jaën 525 pallate të dëmtuara dhe 3921 banesa dhe 146 biznese”- tha ai.
Nderkohe qe ne Lezhë jane 400 banesa të dëmtuara, 138 me dëme të mesme, 53 pallate të dëmtuara rëndë, 13 institucione me dëme të rënda dhe 3 të mesme.
“Sot përfundon strehimi për të gjitha familjet e prekura me viktima. U bëj thirrje për pak durim banorëve, asnjë banesë nuk do të mbetet pa verifikim. Prioritet tjetër është hartimi i listës së ndërtuesve me dëme, dje 12 pronarë shprehën gatishmëri për rindërtimin e pallateve që nuk kanë marrë goditje në strukturë”- tha Çuçi.
Sipas tij, duhet një udhëzim për bashkitë e prekura për trajtim të bonuesve të qirasë deri kur të përfundojë akomodimi.
“20 objekte të shembura deri tani në bazë të procedurave, nga akti i konstatimit te dosja procedurale, para ndërhyrjes së shembjes me fiksimin e vendit të ngjarjes dhe marrjes së provave, 8 në Thumanë dhe 12 në Durrës. Donacionet janë gjithmonë në rritje”, tha ai.