osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ministreshë “Luleshtrydhja”, “aksion” në AZHBR për të “shtrydhur” dosjet e korrupsionit që ka bërë me fondet

Ministreshë “Luleshtrydhja”, “aksion” në AZHBR për të “shtrydhur” dosjet e korrupsionit që ka bërë me fondet

Referencë për SPAK e BKH/ Pas denoncimeve në “Pamfleti”, donatorët e huaj kanë kërkuar nga Ministria e Financave, verifikimin e përdorimit të grandeve agro-blegtorale, prandaj ministresha e Bujqësisë, është futur në panik dhe ka nxituar të “pastrojë” zullumet me korrupsionin, falsifikimet në kreditim, ku 93 milionë Euro u janë dhënë ndërtuesve të kullave, agjensive turistike e pronarëve të resorteve me interes 0-1%, me letra si gjoja “fermerë strategjikë”

Dy javët e fundit, “Pamfleti” publikoi aferat e korrupsionit, që ish-drejtoresha e AZHBR Frida Krifca, aktualisht Ministre Bujqësie, ka bërë me fondet shtet dhe grandet e huaja, të vërtetuara nga KLSH dhe të kallëzuar në SPAK, nga fermerë të Elbasanit, Lushnjës, Korçës, Fierit e Beratit.

Pas publikimit të provave, ministresha Frida Krifca, ose “Luleshtrydhja”, është futur në panik nga një hetim i pritshëm i SPAK e BKH; dhe ka çuar një grup “pastrimi” dosjesh në arkivën e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural.

Ky grup do modifikojë, minimizojë e zhduk sa të mundet, dosjet me zullumet korruptive, shpenzime luksi e vjedhje, që ministresha Krifca ka bërë me fondet buxhetore dhe grandet e huaja, gjatë viteve 2017-2021 kur ishte drejtoreshë e AZHBR.

Drejtimin e grupit që do “shtrydh” dosjet e kredive dhe tenderëve nga abuzimet e shumta financiare, “Luleshtrydhja” ia ka besuar shefes së kabinetit Eni Diçi, të cilën e ka patur “eksperte” të dokumenteve të grandeve e tenderëve në AZHBR, njohur për “aftësi” të tilla dhe kur qenë me Belinda Ballukun në “Albcontrol”.

Sipas informacionit, ky grup po tërheq nga arkiva e AZHBR, dosjet e piketuara nga ministrja Frida Krifca, të cilat po çohen në një “zyrë pune speciale e konfidenciale” te Ministria Bujqësisë; dhe pasi t’u jenë “pastruar” apo zhdukur abuzimet, do rikthehen përsëri në AZHBR.

Ky veprim, është shkelje e rëndë e ligjit për sigurinë e dokumentacionit ekonomiko-financiar shtetëror, mirëpo për ministren Frida Krifca, rëndësi ka siguria dhe karriera e saj, ndaj ka vendosur të “kreh e pastrojë” dosjet me abuzime që e çojnë në pranga.

Burime për “Pamfleti”, kanë bërë me dije, se ndërhyrja e ministres Krifca në dosjet e AZHBR, është bërë pas informacionit se donatorët e shteteve të BE dhe jo vetëm, kanë kërkuar nga Ministria e Financave, të verifikojnë përdorimin e grandeve pa interes, që kanë dhënë për bujqësinë.

Po kështu dhe vetë Ministria e Financave, ka njoftuar AZHBR-në dhe ministren Frida Krifca e cila deri më 9 shtator ka qenë drejtore në këtë agjensi, se në muajin janar 2022 do bëhet audit për fondet që janë dhënë nga buxheti i shtetit.

Këtë skandal, që e di dhe e lejon vetë kryeministri Rama, redaksia “Pamfleti” po e publikon si indicie e referencë për SPAK-BKH, jo vetëm që ta ndalë por dhe ta çojë para drejtësisë.

Sepse ministresha “Luleshtrydhe”, përveç dosjeve të tenderëve për shpenzime luksi dhe piknik në Shqipëri e vende ekzotike të Azisë e Afrikës, synon të “pastrojë” dhe zhdukë abuzimet 93 milionë Euro me kreditë agro-blegtorale, dhënë me 0-1% interes ndërtuesve të kullave dhe bosëve të resorteve, agjencive turistike e sigurimeve me letra fiktive si gjoja “femerë”.

Disa fakte të zbuluara nga KLSH, që shqetësojnë ministren, ish drejtore e AZHBR:

– Ka mbajtur të fshehtë, zhdukjen e kontratave për investime rikonstruksione zyrash rajonale të AZHBR, me vlera mbi 200 milionë lekë, si dhe zhdukja e kontratës 135 milionë lekë, me objekt “Studimi i mizës së ullirit”; për të cilën është kërkuar ndjekje penale.

– Me urdhër të saj, Frida Krifca ka përdorur çdo vit, nga 25% të fondit të grandeve bujqësore e blegtorale, për reklama të punës së saj e mashtrim ndaj donatorëve të huaj.

– Ka vendosur të mos shlyhen 20 miliardë lekë kredi, duke i cilësuar “humbje pa kthim”, kur bizneset që i kanë marrë nuk janë me aktivitet bujqësor e blegtoral.

– Afro 70% e grandeve të viteve 2018-2020, u janë dhënë me letra false si gjoja fermerë, biznesmenëve të ndërtimit, të transporteve, agjensive turistike e agjensive të sigurimeve; madje dhe ndërtues kullash si firma “ANA Shpk” e familjes së Vilma Nushit.

– Janë bërë 30 akt-padi për debitorët, mirëpo me urdhër të saj, atyre u është kërkuar vetëm zgjidhja e kontratës dhe jo kthimi i milionave që u janë dhënë.

– Në arkën e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural për vitet 2017-2018, mungojnë 2.1 milionë Euro interesa grandesh, për të cilat nuk ka dokumentacion. Të tjera skandale, në vijim./Pamfleti