Ministrat e kabinetit qeveritar “Rama 2” vijojnë të jenë në ankth. Kjo pasi Asambleja e PS do jetë ajo në të cilën ata do të marrin vesh nëse janë pjesë e ndryshimeve të paralajmëruara në qeveri apo jo.
Megjithatë, gazeta mësoi se arsyeja kryesore së përse ministrat janë në ankth, ka lidhje me kryeministrin Edi Rama. Duke qenë se Rama është një njeri i surprizave, edhe ministrat i druhen një vendimi të papritur të tij. Kështu që me të drejtë presim datën 7 shtator, kur do të mblidhet Asambleja për të mësuar fatin e tyre.
Sidoqoftë, ashtu si gazeta e ka deklaruar, Rama ndryshimet në qeveri do t’i bazojë edhe tek raporti që do të paraqitet në Asamble për punën e secili ministri dhe dikasterin që drejton.