osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mini-Shengeni, Edi Rama: Nuk ka asnjë detyrim në tryezë! Kosova po vetizolohet, Haradinaj një gënjeshtar klasik

Mini-Shengeni, Edi Rama: Nuk ka asnjë detyrim në tryezë! Kosova po vetizolohet, Haradinaj një gënjeshtar klasik

Në takimin e mbajtur ditën e djeshme në kuadër të Shengenit Ballkanik, kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij, por me një gjuhë tepër të ashpër, ai ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Rama e ka cilësuar Haradinajn si një gënjeshtar klasik dhe ka thënë se Kosova është duke u vetizoluar, pasi ftesa për bashkim nga ana e Shqipërisë, por edhe nga vendet e tjera i ka shkuar disa herë.

Sakaq akuzat e Ramës ndaj Haradinajt erdhën pasi ky i fundit, deklaroi se Samiti i tretë i Shengenit Ballkanik, që po mbahet në Tiranë, ka për qëllim heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. “Ndërhyrje prej të padituri klasik që merret llokum dhe paraqitet mediatikisht. Si bëhet kjo, në çfarë forme bëhet? Nuk ka asnjë nyje detyruese kjo marrëveshje, Haradinaj është një gënjeshtar që gënjen sërish, nuk di nëse e bën nga padija, por se është gënjeshtar, pasi këtu nuk ka asnjë kusht apo detyrim. Kjo marrëveshje ka vetëm një qëllim, të zbatojë marrëveshjet e bëra më parë mes të gjitha vendeve.

Unë dua që në këtë proces ne të fusim hap pas hapi edhe elementë të tjerë, që ka të bëjë me zhbllokimin e ngërçit për energjinë. Është një ngërç i madh, që nuk zgjidhet me sharje, fyerje. Kjo është një gënjeshtër, sepse nuk ka asnjë lloj detyrimi në këtë aspekt. Nëse Kosova hyn në këtë proces dhe thotë që marrëveshjen për lëvizjen e lirë për njerëzit, mallrat, kapitalet, unë nuk dua ta bëj me Serbinë, por me Maqedoninë e Veriut, nuk i thotë njeri gjë”, ka deklaruar Rama.

Shengeni për interesin e Ballkanit

Më tej kryeministri Rama ka vijuar duke thënë se Kosova në qëndrimin e saj në raport më Shengenin Ballkanik, duket se ka zgjedhur izolimin, pasi kjo e fundit nuk ka pranuar asesi të marrë pjesë në takime. Madje aktivistë të Vetëvendosjes në Shqipëri kanë dalë në protestë në kuadër të Shengenit Ballkanik, duke vendosur theksin kryesisht tek ardhja e Aleksandër Vuçiç në Shqipëri, si një armik i popullit kosovar. Më tej shefi i qeverisë ka sjellë në vëmendje takimin në Beograd kur kërkoi njohjen e Kosovës nga Serbia, por tha se ai nuk është as hero as tradhtar, pasi sipas tij e gjitha po ndodh për qëllime të brendshme politike të ditës në Kosovë.

“Dje isha hero kur kërkova njohjen e Kosovës nga Serbia në Beograd, unë nuk jam as hero as tradhtar. Çfarë do thoni kur Kosova të vijë nesër në këtë tryezë, që i harruan krimet, nuk më rezulton që deri dje Serbia i kishte kërkuar falje Kosovës apo e kishte njohur Kosovën, kjo zhurmë e madhe është rezultat i atyre që duhet ta drejtojnë Kosovën drejt së ardhmes, por sot janë në një rreth vicioz që nuk e ndihmon të ardhmen? Unë nuk jam në asnjë mbrojtje, unë kam reaguar dhe do reagoj ndaj atyre që mbushin rrjetet sociale me sharje, me fyerje, me damka, që s’kanë asnjë lidhje me mua, por unë jam këtu për të çuar përpara idenë time, që nuk është një ide e papërkrahur nga askush, por është e përkrahur me të gjithë”, ka deklaruar dje Rama.

Thirrje Kosovës

Kryeministri vijoi duke i bërë thirrje Kosovës që të ndryshojë qëndrimin e saj kundrejt kësaj nisme. Rama theksoi se Kosova duhet të qëndrojë sa më afër Shqipërisë dhe partnerëve ndërkombëtarë siç janë SHBA dhe BE. “Kosova duhet të qëndrojë afër Shqipërisë dhe miqve, që janë SHBA dhe BE, dhe të mos kthejë vizion e së ardhmes në një luftë politike të ditës. Kush fitoi nga tarifa 100%? Kush fitoi? Unë jam takuar me presidentin Thaçi, takohem dhe flas, unë nuk kam përgjegjësi detyruese apo urdhëruese, unë jap sugjerimin tim. Jam 100% me të drejtën, se nëse nuk do të isha, të paktën një nga vendet mike, do të thoshte kjo nuk është ide e mirë. BE, Gjermania, Franca, SHBA, janë të trishtuara që Kosova nuk është pjesë”, tha Rama./Arbjona ÇIBUKU