Deputetja socialiste Mimi Kodheli ka ndarë një foto me major Klodian Tanushin, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme pas shpërthimit të ndodhur në Letoni në datë 6 Maj si pasojë e të cilit humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj.
Në foto shfaqet Kodheli teksa i dhuron major Tanushit flamurin shqiptar, si pjesë e kontigjentit të parë në Letoni.
“14 qershor 2017 – Ceremonia e përcjelljes së kontigjentit të parë në Letoni
Do të mbetesh i paharruar në zemrën dhe mendjen time!”, shkruan Kodheli krah fotos.