Kryeministri Edi Rama u pyet për protestën e opozitës të paralajmëruar më 12 nëntor, ku opozitarët kanë deklaruar se atë ditë do të futen në kryeministri.
Protestuesit më 12 nëntor do të futen brenda në Kryeministri? “Këta e mendojnë raportin me përfaqësimin dhe mandatin qeverisë si një raport me paralajmërime dhe kërcënimesh në këto kohë që është shumë specifike për të gjithë bashkësinë euro atlantike të cilës i përkasin.
Këta meritojnë neveri dhe asgjë tjetër. Janë thjesht ferra në këmbët e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, i komentoi Rama deklaratat e opozitës.
Ndërsa i pyetur nëse do të jetë në zyrë atë ditë, Rama u përgjigj se: “Nuk jemi këtu duke shkruar këngën e re të Oso Kukës por jemi në një vend anëtar i NATO-s dhe nuk mund të mendohet në këto terma që a do jesh ti në kullë kur të vijë hasmi apo do ia lësh hasmit? Kjo gjuhë është e papranueshme”.